• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Ngricat dhe mungesa e prodhimit vendas shtrenjtojnë me 25-40% çmimet e perimeve

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
Ngricat dhe mungesa e prodhimit vendas shtrenjtojnë me 25-40% çmimet e perimeve
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Temperaturat ekstreme negative që përfshinë vendin vetëm pak javë më parë kanë dhënë goditjen e parë më afatshkurtër në produktet e fushës duke çuar çmimet e tyre në nivele statosferike.

Tregtarët raportuan se në tregjet e shumicës sallata jeshile, spinaqi dhe lakra kishin ardhur në rritje graduale që nga janari e në vazhdim në shkurt. Sipas tyre, arsyet kryesore lidhen me prodhimin e pakët vendas ndërkohë që një pjesë e atij që ishte potencial për të prekur tregun gjatë kësaj periudhe është humbur pasi nuk rezistoi në ditët e ftohta.

Pritshmëritë e tyre janë që i gjithë shkurti të përkufizohet nga çmime relativisht të larta për produktet në fjalë, ndërkohë që për zbutje të tyre mund të flitet vetëm pas daljes së prodhimit të serave, që nis nga marsi.

Temperaturat me minus që përfshinë thuajse gjithë vendin nuk përjashtuan as zonën e Myzeqesë e cila është edhe kryesorja në prodhim përgjatë gjithë vitit. Temperaturat e ngrohta mundësojnë që edhe gjatë dimrit të merret prodhim në disa kultura të cilat rezistojnë në ambient të hapur ndërkohë që paralelisht edhe prodhimi i serave zë një vend të rëndësishëm.

 

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

 

Çmimet në janar dhe shkurt

Konkretisht javëve të fundit sallata jeshile e cila luhatej gjatë dhjetorit mes 200 dhe 220 lekë mesatarisht me shumicën në këtë periudhë është luhatur mes 250-260 me shumicë, me shtrenjtim rreth 25-30%.

Spinaqi i cili gjatë dhjetorit ishte mes 100-120 lekë kilogrami me shumicë ka çuar mesataren tani tek 140-160 lekë, duke u shtrenjtuar me rreth 40%.

Po kështu një rritje atipike është vërejtur edhe tek lakra e cila me shumicë është tregtuar zakonisht në nivelin e 30 lekëve për kilogram ndërkohë që tashmë gjendet me 60 lekë/kilogrami duke arritur te konsumatori fundor me një çmim 80 lekë kilogrami.

Në nivele të larta mbeten edhe lulelakra dhe brokoli, që tregtohen mes 230-250 lekë/kilogrami por këto të fundit sigurohen në import një pjesë e mirë nga Greqia dhe janë brenda çmimeve që kanë zakonisht në periudhën janar-shkurt.

Të dhënat e inflacionit, që mat ndryshimin e një shporte bazë të mallrave të konsumit, që janë të disponueshme deri në dhjetor, tregojnë se edhe në fund të vitit të kaluar, produktet ushqimore u shtrenjtuan. Frutat i blejmë 11.3% më shumë, zarzavatet dhe patatet janë 11.7% më të shtrenjta. 3.8% më të shtrenjta ishin dhe qumështi, djathi dhe veza./Monitor/

Pas

Video/ Dro gë në kufirin greko-shqiptar! Gjenden 8 çanta, autorët largohen në drejtim të paditur 

Para

“Laj gojën kur të përmendësh Berishën” Ilir Vrenozi sherr me të birin në studio: P*rdh p*rdh, hiqjani mo prizën këtij

Para
“Laj gojën kur të përmendësh Berishën” Ilir Vrenozi sherr me të birin në studio: P*rdh p*rdh, hiqjani mo prizën këtij

“Laj gojën kur të përmendësh Berishën” Ilir Vrenozi sherr me të birin në studio: P*rdh p*rdh, hiqjani mo prizën këtij

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar