• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Gramoz Ruçi më ka mësuar një rregull” Çudit Taulant Balla: Kam filluar ta zbatoj çdo ditë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
“Gramoz Ruçi më ka mësuar një rregull” Çudit Taulant Balla: Kam filluar ta zbatoj çdo ditë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun Fierit, Taulant Balla mori pjesë në një takim me banorët e rajonit nr 4 në Lushnje, ku prezantoi kandidaten e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në Bashkinë e Lushnjes, Eriselda Sefa.

Në fjalën e tij Balla u shpreh se gjatë periudhës që Eriselda ka drejtuar bashkinë e Lushnjes shumë problematika të trashëguara  filluan të marrin një drejtim tjetër.





Ai zbuloi dhe një këshillë që ka marrë nga Gramoz Ruçi.

“Eriselda për mua personalisht është një surprizë e bukur por njëkohësisht ishte një konfirmim i asaj që Edi Rama thotë shpesh: ‘Nëse do të bësh punë lërja grave’ dhe e vërteta është që në 6-muaj të drejtimit të bashkisë nga Eriselda shumë problematika të trashëguara në bashki filluan të marrin një drejtim tjetër. U rrit transparenca, u shtuan projektet e reja që bashkia realizonte për të kërkuar financim tek ministria që drejton Belinda, tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit apo shumë agjenci dhe ministri tjera zhvillimi në Shqipëri. Unë jam shumë i kënaqur që për një kohë të shkurtër jo vetëm që kemi përgatitur projektet, jo vetëm që kemi arritur të sigurojmë financimin por po hyjmë në një fazë të re të transformimit të Lushnjes.

Gjëja e parë, të cilën edhe ministria do t’jua konfirmojë, ne kemi folur pa ditur që do të vinte kjo fushatë ne kemi biseduar me ministren dhe me kryeministrin që një prej projekteve që ne presim ta financojmë në bashkinë Lushnje është projekti i madh i unazës, të cilin duam ta shndërrojmë në një rrugë tregtare, e cila do të sigurojë shumë vende pune, por rruga tregtare duhet të ketë trotuare, vijëzime, një rrugë me standarde që të mbrojë këmbësorin por të dhe të drejtat e automjeteve.

Ndaj për të gjitha këto ju jap fjalën që do të sigurojmë financimin e Unazës së Lushnjes e cila është një gangrenë e vjetër por që koha për ta ndryshuar ka ardhur tani dhe këtë nuk e lidh me zgjedhjet e 6-marsit por me nevojën e zhvillimit të bashkisë së 7 më të madhe në Republikë. Për ata që nuk e dinë Lushnja është një ndër bashkitë më të mëdha në Republikë dhe si e tillë pa një unazë të qenësishme si ajo që duam të ndërtojmë  do jetë e pamundur të justifikojmë besimin. Duhet ta kisha filluar me atë që tha kolegia ime Lindita me një falenderim shumë të vaçantë për popullin e Lushnjes, janë të rralla Bashkitë që Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë një rezultat konstant dhe pozitiv dhe në lagjen tuaj është edhe më i mirë akoma.

Ju falenderoj me gjithë zemër për mbështetjen që i kini dhënë Partisë Socialiste, dua t’ju garantojë që Bashkinë e Lushnjes ne jo vetëm që po e rikthejmë në punë por fakti që në krye të kësaj Bashkie në 6-Mars do të konfirmojmë një vajzë, një grua, një nënë, një motër e cila i ka ngjitur shkallët e karrierës hap pas hapi. Miku im, Gramoz Ruçi, më ka mësuar një rregull që unë kam filluar ta zbatojë çdo ditë, ngjiti shkallët një nga një sepse po i more me vrap do rrëzohesh dhe e vërteta është që Eriselda i ka ngjitur shkallët një nga një duke i përvetësuar dijet në administratën e qeverisjes vendore por më shumë se kaq duke fituar besimin e atyre që janë donatorët  e huaj.

Është shansi që i kemi të dyja këtu për të kuptuar sesa e rëndësishme është që në 6-Mars ta bëjmë bashkë bashkinë me qeverinë. Imagjinoni sikur në 6-mars ne të mos e marrim seriozisht dhe në 7 mars të ngrihemi me një kryetar bashkie,  një nga ata o i Lulit o i Saliut dhe Ilir Metës dhe që qeveria nuk mund të punojë me ta sikurse nuk gjetëm dot mënyrën për të punuar me Voltana Ademin në Shkodër. Duke mos u zgjatur shumë mbi projektet si edhe të lagjes suaj, që do ta quaja arterien kryesore, por kemi biseduar edhe për sheshet brenda lagjeve, rrugicat brenda lagjeve të cilat nuk janë në gjendjen që do kisha dashur ti gjeja në Lushnje. Që ditën e parë që kam ardhur në Lushnje do kisha dashur të gjeja më shumë punë të kryera por këto kanë qenë mundësitë tona deri tani por besoj dhe e di që ditët dhe muaj në vijim do të na gjejnë me më shumë punë,” u shpreh Balla në fjalën e tij.

Pas

Saimir Tahiri takohet me familjarët, zbulohet burgu ku do të vuajë dënimin

Para

Ndryshojnë sërish shifrat/ Ministria e konfirmon: Ja sa viktima dhe të infektuar ka nga pandemia

Para
Ndryshojnë sërish shifrat/ Ministria e konfirmon: Ja sa viktima dhe të infektuar ka nga pandemia

Ndryshojnë sërish shifrat/ Ministria e konfirmon: Ja sa viktima dhe të infektuar ka nga pandemia

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Biznese që mund t’i filloni me pak para

Biznese që mund t’i filloni me pak para

nga Fast News
09:00 | 11/09/2025
0

Recent News

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025
Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

10:00 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar