Krist Aliaj është bërë një emër tepër i njohur në ekranet shqiptare.
Përvec faktit që ka baba artistin Robert Aliaj, sivjet ai është dhe protagonist në spektaklin e dashurisë “Love Story”.
Ndërkohë së fundmi Kristi ka ardhur në një rrëfim ndryshe për “Fitstation”, ku tregoi për raportin me të atin dhe marrëdheniet me vajzat në Shqipëri.
“Është vështirë të jesh djali perfekt, ka ulje dhe ngritje gjithë kohës, ka tensione. Nuk do gënjej, ka një lloji rivaliteti, një rivalitet pozitiv, unë dua t’ja marr stafetën nga dora. Roberti ka gjëra shumë të mira, përfaqëson një lloji progresi jo vetëm në Shqipëri por edhe në Belgjikë”, u shpreh Kristi.
Ndërsa në raport me vajzat shqiptare ai foli me shumë rezerva.
“Vajzat në Shqipëri sakrifikojnë kur ju intereson dikush. Sakrifikojnë kohën, veten e tyre, ndryshe nga vajzat në Belgjikë të cilat janë më të kalkuluara. Kjo më pëlqen, por kjo sakrificë ka dhe një aspekt negativ, ato sakrifikojnë për personin e gabuar, për gjëra shumë ‘cheap’.
Ka dhe diçka tjetër, këtu në Shqipëri po flas me një femër, dhe nuk e di çfarë kërkesash ka, mua më prezantohet si një qenie ndryshe dhe realisht është komplet qenie tjetër, dhe kjo më frikëson te femrat shqiptare, dy faqet që kanë, dy jetët paralele që jetojnë që është shumë e frikshme, nuk e kuptoj si jetojnë ato atë lloji jete, jo une dua ta njoh që është tmerr”, u shpreh Kristi Dragot.