Policia e Kosovës ka njoftuar për 6 raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë.
Në Malishevë është arrestuar një person pasi për shkaqe xhelozie, ka kanosur verbalisht gruan me të cilën bashkëjetonte.
“Malishevë 05.02.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti për shkaqe xhelozie, e ka kanosur verbalishtë viktimën femër kosovare, me të cilën bashkëjeton. Me vendim të prokurorit, i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në një rast tjetër në Malisheve është arrestuar edhe një person pasi ka rrahur nipin e tij të mitur. Ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Malishevë 05.02.2022 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka rrahur nipit e tij të mitur viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Sakaq, në Prizren u arrestua një person për shkak se sulmoi fizikisht djalin e tij.
“Prizren 05.02.2022 – 00:20. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në familje, është sulmuar fizikisht nga babai i tij i dyshuar mashkull kosovar, i cili ishte nën ndikim të alkoolit. I dyshuari me vendim të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
E në një rast tjetër në Prizren është arrestuar një person për shkak se ka shkaktuar dhunë ndaj babait të tij.
“Prizren 05.02.2022 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.
Në Prizren u arrestua edhe një grua pasi ushtroi dhunë ndaj fëmijës dy vjeçar dhe burrit të saj.
“Prizren 05.02.2022 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tyre dy vjeçar dhe më pas ka sulmuar fizikisht edhe ankuesin. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Në Drenas janë intervistuar burrë e grua pasi u rrahën mes tyre.
“Gllogoc 05.02.2022 – 00:02. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në qift bashkëshortor, të dyshuarit një mashkull dhe një femër kosovar-e, janë rrahur mes veti. Të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.