Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është thirrur nga Prokuroria e Tiranës për të dëshmuar para prokurorëve në lidhje me lobimin rus në SHBA në zgjedhjet e fundit.
Basha do të paraqitet para prokurorëve në cilësinë e të pandehurit dhe duhet të shkojë në Prokurori më datë 17 Qershor, ora 9;30.
Në dokumentin që është dorëzuar zyrtarisht në adresë të Lulzim Bashës specifikohet se në rast se nuk paraqitet vullnetarisht, ai do të shoqërohet me forcë sipas procedurës nga policia gjyqësore.
Vendimi i prokurorisë kryeqytetit vjen pas letër-porosisë nga SHBA. Lulzim Basha akuzohet se ka fshehur financimin prej 650 mijë dollarë në SHBA për fushatën e elektorale të vitit 2017. Pak muaj më parë, prokuroria deklaronte se njëra nga këto pagesa rezulton të jetë bërë nga “Biniatta Trade”.