Vajza e ministrit Niko Peleshi, Aleksia Peleshi, ka treguar mënyrën se si ka reaguar i ati kur ka dëgjuar se ajo e ka bërë publike lidhjen me aktorin Romeo Veshaj.
E ftuar në “Rudina”, Peleshi tha se i ati kishte siklet sepse njerëzit e uronin që t’i trashegohej vajza. Gjithsesi, ajo shtoi se ka gabuar që nuk e ka mbajtur lidhjen private, siç ia ka sugjeruar babai.
Pjesë nga biseda:
Aleksia Peleshi: Unë e kam pasur gjithmonë mbështetjen dhe mirëkuptimin e babit për sa i përket lidhjes. Sigurisht më ka sugjeruar që t’i mbaj gjërat sa më private, pavarësisht se unë nuk e kam ndjekur këtë këshillë dhe kam bërë gabim.
Rudina Magjistari: Pse mendon se ke bërë gabim?
Aleksia Peleshi: Po sepse në momentin që i thua gjërat me aq pastërti, me aq sinqeritet, e bën veten si të thuash si mish për top, je shumë e atakueshme nga publiku, aq më tepër që njerëzit i keqintepretojnë gjërat. Babi, mbaj mend na ka thënë, “ça na bëre, ngelën duke më thënë njerëzit të trashëgohet çupa”.
Rudina Magjistari: Dhe ti çfarë i thua?
Aleksia Peleshi: “Faleminderit” i them, thuaju.
Rudina Magjistari: Pra ti do të doje të vinin urime të tilla?
Aleksia Peleshi: Nuk flas më.