Historia e Fosse Dionne konsiderohet si një nga misteret më të mëdha në Burgundy
Për shekuj me radhë, njerëzit janë varur nga uji i një burimi në qendër të qytezës franceze Tonnerre, në zemër të Burgundysë.
Fjala është për një burim karstik i njohur me emrin Fosse Dionne, nga i cili derdhen 311 litra ujë çdo sekondë dhe që përmendet që nga shekulli i 7-të. Pos kësaj, uji ndërron vazhdimisht ngjyrë, transmeton Telegrafi.
Keltët e konsideruan atë një burim të shenjtë, ndërsa francezët e rrethuan me një strukturë guri rrethore në vitet 1700 dhe e përdorën atë si lavanderi publike.
Ndërsa njerëzit po lanin rrobat e tyre në Fosse Dionne, ata filluan të pyesin veten se sa i thellë është dhe çfarë ka në fund?
Edhe pse është studiuar ndër shekuj nga studiues të shumtë që zbresin në fund, askush nuk ka arritur ende të përcaktojë se nga vjen uji.
Romakët e përdorën këtë burim për të pirë, keltët e konsideruan të shenjtë, ndërsa francezët e mbyllën me një buzë rrethore prej guri dhe e përdorën atë si një lavanderi publike në vitet 1700.
Në përpjekje për të zgjidhur këtë mister të vjetër, dy zhytës profesionistë zbritën në hapësirat e ngushta të shkëmbinjve gëlqerorë me shpresën për të arritur te burimi. Ishte viti 1974.
Ndërsa të dy zbresin në fund, pasi humnera u ngushtua, në një moment ata u zhdukën. Vite më vonë, në 1996, qyteti punësoi një zhytës tjetër, i cili gjithashtu s’u kthye më.
Meqenëse ky burim u konsiderua tepër i rrezikshëm për zhytësit për vite me radhë, vetëm vitin e kaluar ndodhi që komuna e Tonnarres përsëri punësoi një zhytës profesionist, në përpjekje për të hetuar se nga vinte uji.
Është e pazakontë që ai zbriti më shumë se 70 m nëntokë, ose një total prej rreth 370 metrash nga hyrja dhe arriti të filmojë të gjithë rrugën, por prapë nuk mundi të gjente burimin e ujit, kështu që një nga sekretet më të mëdha antike të Francës mbetet ende e pazgjidhur.
Legjenda
Sipas legjendës, një gjarpër i rrezikshëm mbron botën nënujore dhe e pengon atë të arrijë në fund në çdo kohë. Të tjerë besojnë se burimi është një portal drejt një bote të re në të cilën kanë kaluar të gjithë ata që u përpoqën ta eksploronin, por nuk dolën kurrë.