Një koncept i gabuar, por shumë i përhapur thotë se xhelozia është shenjë e dashurisë. Në fakt, xhelozia është problem serioz në një marrëdhënie, por nëse s’është një shenjë dashurie dhe nevojë për ta ndjerë plotësisht tëndin partnerin, atëherë nga vjen?
1.
Vetëbesimi i ulët
2.
Tendenca për të ndryshuar shpesh humorin, gjendja e ankthit dhe paqëndrueshmëria emocionale.
3.
Varësia që keni ndaj partnerit.
4.
Frika nga mendimi se nuk je e mirë mjaftueshëm për partnerin tënd.
5.
Një frikë kronike që të bën të mendosh vazhdimisht se partneri s’do të të dojë mjaftueshëm apo mund të të braktisë në një moment a tjetrin.
Pra, nëse partneri juaj shfaq xhelozi ekstreme ç’mund të bëni?
Fillimisht, duhet të kuptoni që xhelozia që ka s’ka të bëjë me ty, por me veten e tij. Eshtë shumë e rëndësishme t’i siguruni partnerit dashurinë dhe interesin që keni ndaj tij/saj. Studimet kanë treguar se ata që i përgjigjen kështu xhelozisë, pra duke shfaqur kujdes dhe dashuri kanë tendencë të kenë marrëdhënie më të qëndrueshme romantike.
Çfarë duhet të bëni nëse jeni ju xhelozi?
Shmangni situatat që i krijon ti në mendjen tënde nga dyshime të pavërtetuara. Përpiquni të mos kaloni shumë kohë në rrjetet e tyre sociale dhe aq më tepër të spiunoni çdo gjë që ai/ajo bë aty. Do të rrisë ndjesinë e xhelozisë së tepruar edhe për gjëra që në fund të ditës s’duhet t’ju shqetësojnë fare. Punoni me veten dhe ndërtoni një vetëbesim të qëndrueshëm. Kjo do t’ju vlejë për sigurinë tuaj dhe të lidhjes.
Komunikoni me partnerin nëse po përjetoni xhelozi, por kujdes me mënyrën sesi flisni. Nëse përdorni ironinë, inatin apo shpreheni pa takt nuk do të arrini gjëkundi. Duhet të jenë të drejtëpërdrejtë, por në të njëjtën kohë delikatë. Shpjegimet e qeta të ndjesive do t’ju ndihmojnë të gjeni një zgjidhje. Kjo sjellje do të shmangë zënkat e kota dhe partneri nuk do të ndihet konfuzë nga gjestet e tua të xhelozisë.
Shtojcë:
Patjetër, ka raste kur xhelozia është tërësisht e justifikuar. Nëse partneri yt ka patur një histori paralel me tuajën, apo ka abuzuar me besimin tuaj herë pas herë, po flasim për çështje serioze. Nëse ndiheni xhelozë sepse jeni në një lidhje ku partneri jua ka bërë të qartë që nuk është monogam, por ju jeni, bëni mirë të ndaheni sa më parë. Qëllimet tuaja nuk përkojnë dhe nisur nga kjo raporti s’do t’ju çojë askund.anabel