Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kukës. Një person i pajetë është nxjerrë nga liqeni i Fierzës, ku dyshohet se i përket peshkatarit nga Dibra, Tofik Xhika që humbi në ujërat e lumit Drin disa javë më parë.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e qytetit të Kukësit për t’i bërë autopsinë.
43 vjeçari Tofik Xhika doli për të peshkuar në fund të dhjetorit në ujërat e lumit Drini i Zi, por nuk u kthye më në shtëpinë e tij. Ekipet e shpëtimit vijuan kërkimet për ditë me radhë, por nuk gjetën asnjë gjurmë të tij.