Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me shantazhimin e një 17-vjeçarje në Korçë, nga një grup të rinjsh. BalkanWeb mëson se i pari që ka nisur shantazhet ndaj vajzës ka qenë shtetasi Kristjan Ali, i shpallur në kërkim.
Po ashtu bëhet e ditur se të rinjtë e kanë shantazhuar minorenen duke i thënë se ajo ka qenë bashkëpunëtore në një vepër penale të ndodhur kohë më parë dhe nëse nuk i jepte shumat e kërkuara, ata do e denonconin. Ende nuk dihet se për çfarë vepre penale bëhet fjale e nëse vajza ka qenë ose jo e implikuar.
Lidhur me ketë ngjarje policia po vazhdon hetimet.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me qëllim dhënie pasurie 15-vjeçaren me inicialet F.P, të cilit i kanë marrë në kohë të ndryshme gjatë një periudhe 1 mujore shuma të ndryshme parash, 200.000 lekë dhe 8000 euro.