Avokati Spartak Ngjela u shpreh se gjykatësve ju duhet kohë për të arsyetuar vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Ai shtoi se rasti i tij nuk ka lidhje me atë të presidentit Ilir Meta.
Por sipas avokatit, “Shtëpia e Lirisë” ka lidhje me Ilir Metën, duke shtuar me ironi se ajo duhet të quhej “Shtëpia e korrupsionit”.
Pjesë nga diskutimet:
Ngjela: Ai ka qenë ministër i Brendshëm, nuk kam pasur përshtypje të keqe, por nëse ka shkelur ligjin, e ka shkelur. Duhet të shoh vendimin e gjykatës, për të thënë nëse ka pasur të drejtë apo jo.
Është arsyetimi i vendimit. Janë të detyruar për një rast të tillë të mos thonë që vendimi shpallet nesër. Është arsyetimi i gjykatës, që krijon vonesë në këtë rast. Gjyqtarët nuk i mbushin mendjen njëri-tjetrit si do votojnë, por nuk mendoj se votimi zgjat shumë, por arsyetimi po.