I pyetur për mundësinë se mund të shpallet non grata, akuzë kjo e formuluar edhe nga Lulzim Basha, Presidenti Ilir Meta dha një përgjigje mjaft ironike për të.
Pjese nga biseda në News 24
Pyetje: Basha ka thënë që ju mund të shpalleni non-grata. A i druheni ju shpalljes non-grata?
Meta: Para 7 vitesh thashë të gënjen edhe për orën. Lider nuk bëhet dot ai. Tani çfarë të them unë. Ai gënjen dhe në gjumë. Më parë fliste në emër të gjermanëve, sot flet në emër të Amerikës. Unë i druhem vetëm popullit shqiptar, vetëm sovranit. Nuk spekuloj në emër të askujt. Ftoj popullin e Shqipërisë të votojë kundër çdo politikani dhe partie që flet në emër të huajve, sepse marrin votat e shqiptarëve duke folur në emër të tjerëve.
Pyetje: Ju keni problem udhëtimet e largëta me avion?
Meta: Amerikën e kemi këtu, është vota e lirë. Drejtësia e pavarur. Me ata që duan të sillen si pushtues ne i përbuzim. Do ta shikoni sa i mençur është populli. Kishin 40 deputetët më pro-amerikanë. Asnjë prej tyre nuk është sot në kuvend, sepse ky është popull i mençur. Në fund të gjithë vlerësohen me vota.