Antonela Berisha është një nga vajzat më të komentuara në showbizzin shqiptar.
Fillimisht ajo u bë e njohur kur hyri në “Përputhen” , në programin që shpresonte të gjente dashurinë, dhe më pas në “Big Brother VIP”, ku mori akoma dhe më shumë famë.
Por rrugëtimi i saj nuk ndalet me kaq, pasi pritet që Antonela këtë vit të jetë pjesëmarrëse në edicionin e festivalit italian “Sanremo”, duke qenë kumbara e javës.
Në fakt pjesëmarrja e saj në këtë festival vihet në dyshim, pasi shumë mendojnë se modelja nga Shkodra mund të ketë paguar një shumë të lartë për të qenë në Sanremo 2022.
Mirëpo Antonela veçse si një influencere, njihet edhe për lidhjet e saj me një biznesmen të njohur në vend. Bëhet fjalë për Mir Pepa, kunati i Antonelës i cili në çdo dalje të saj nuk lë vend pa e përmendur.
Por kush është Mir Pepa? Ky i fundit është një biznesmen i njohur në vend, që dikur ka qenë në lidhje me motrën e Oriola Marashit. Pepa njihet nga të gjithë si një nga personat më të pasur në Shqipëri, për të është folur edhe me herët që ka qenë në lidhje me disa nga modelet më seksi shqiptare, e po ashtu ai bie shumë në sy për stilin e jetës së shfrenuar dhe të shtrenjtë që ka.