• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Nuk keni para për trajtime në qendra estetike? Ja disa metoda për ta mbajtur fytyrën të re në kushte shtëpie

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Nuk keni para për trajtime në qendra estetike? Ja disa metoda për ta mbajtur fytyrën të re në kushte shtëpie
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Me kalimin e moshës, lëkura e ndjeshme e fytyrës plaket më shpejt, ashtu si edhe pjesët e tjera të trupit që nuk i mbulojmë, si qafa,  dekolteja apo edhe duart.

Nëse nuk keni mundësi të bëni trajtime nëpër qendrat e bukurisë me siguri e vetmja mënyrë për “të mbajtur veten” është trajtimi në shtëpi. Një mënyrë e mirë për ta mbajtur fytyrën të tonifikuar dhe sa më të re është forcimi i muskujve të poshtëm të fytyrës, duke humbur yndyrën shtesë.





Më poshtë ju tregojmë disa metoda të provuara dhe të testuara për ta mbajtur fytyrën tuaj në formë dhe pa pasur nevojë t’i nënshtroheni ndonjë procedure invazive.

1. Gurët masazhues.

Kur punojmë ose jemi nën stres, ne në mënyrë të pandërgjegjshme tensionojmë trupin dhe muskujt tanë. Meqenëse të gjitha shprehitë vijnë nga fytyra jonë, muskujt e fytyrës tensionohen gjithashtu, duke shkaktuar vija të holla që më vonë mund të zhvillohen në rrudha. Mungesa e gjumit, stresi dhe faktorë të tjerë mund të shkaktojnë mbajtjen e ujit dhe ta bëjnë fytyrën të duket e fryrë dhe e lodhur. Përdorimi i gurëve për fytyrën, qafën, madje edhe për pjesët e shpatullave dhe shpinës, mund të zvogëlojë fryrjen por mund të zvogëlojë gjithashtu pamjen e rrudhave të holla.

2. Ushtrimet që vënë në lëvizje muskujt e gojës.

Nëse doni të tonifikoni muskujt e fytyrës, ato duhet të përdoren, si në çdo pjesë të trupit. Ekspertët thonë se një mjekër e dyfishtë ose e dobët mund të vijnë për shkak të qëndrimit , gjenetikës dhe obezitetit, ndër arsye të tjera. Ju mund të përdorni gojën për t’i dhënë fytyrës pak stërvitje. Mblidhni buzët si bilbil, por nëse jeni duke punuar në një mjedis të përbashkët, mos fishkëlloni që të mos shqetësoni të tjerët. Mblidhni buzët tuaja si një peshk dhe më pas relaksohuni duke bërë një formë  “O”. Nxirreni gjuhën disa herë. Punoni me nofullën e poshtme dhe me buzët tuaja. Dhe nëse e gjithë kjo ju duket e sikletshme për t’u bërë në një hapësirë ​​publike, përtypni çamçakëz, por sigurohuni që të mos jetë me sheqer dhe kalori.

3. Përdorimi i një rolleri për fytyrën.

Ashtu si gurët masazhues edhe roller nëse përdoret siç duhet mund tëndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe në uljen e çdo fryrjeje në fytyrë.  Sa më i ftohtë të jetë roller, aq më efikas mund të jetë. Ekspertët ju këshillojnë gjithashtu të aplikoni serumin ose kremin tuaj të preferuar të lëkurës përpara përdorimit të rollerit, pasi kjo mund të përmirësojë përthithjen.

4. Disa ushtrime bazë.

Mënyra më e mirë për të ushtruar me fytyrën tuaj është të kaloni nëpër një sërë shprehjesh intensive, të bëra më së miri në mënyrë private ose përpara një pasqyre. Bërja e tyre në publik mund t’ju sjellë pamje të çuditshme ose t’ju bejë të qeshni. Sigurohuni që të aplikoni një hidratues përpara se ta bëni këtë në rast se keni lëkurë të thatë.

5. Masazh lifting për fytyrën.

Një masazh i thjeshtë i fytyrës, i bërë me një vaj me bazë bimore ose ndonjë serum apo krem ​​që përdorni zakonisht, mund të bëjë gjithashtu mrekulli jo vetëm në tonifikim dhe dobësim të fytyrës, por edhe në parandalimin e rrudhave. Një masazh i fytyrës mund të heqë stresin e muskujve, të bëjë që gjaku të rrjedhë me lehtësi për t’ju dhënë një shkëlqim dhe të ndihmojë në vonesën e shfaqjes së rrudhave.

6. Produkte për tendosjen e lëkurës.

Kremrat për tendosjen e lëkurës, serumet dhe maskat për fytyrën janë një mënyrë tjetër për të nxitur një shkëlqim rinor dhe për t’i dhënë vitalitet fytyrës. Edhe pse nuk do keni ndryshime duke aplikuar vetëm këto produkte pa bërë ushtrime apo ato që përmendëm më lart. Rezultatet mund të jenë shumë të mira nëse e alternoni këtë procedurë me diçka tjetër.

Revista Living

Pas

“Kjo është akoma sekret” Artan Hoxha nxjerr informacionet tronditëse: Paratë ia ka çuar dorazi një zyrtari ynë (VIDEO)

Para

“Pagë për çdo muaj të vitit 2022” Qeveria merr vendimin për këtë kategori

Para
“Pagë për çdo muaj të vitit 2022”  Qeveria merr vendimin për këtë kategori

“Pagë për çdo muaj të vitit 2022” Qeveria merr vendimin për këtë kategori

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:04 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:04 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar