• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Studimi: Ja pse njerëzit ndjekin udhëheqësit dhe partitë politike që ata drejtojnë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Bota
0
Studimi: Ja pse njerëzit ndjekin udhëheqësit dhe partitë politike që ata drejtojnë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Zakonisht një parti politike mbështet dhe promovon idealet dhe politikat e anëtarëve të saj. Por studiues nga Universiteti i Binghemtonit raportojnë se e kundërta ka tendencën të ndodhë në politikën amerikane. Votuesit priren që t’i ndryshojnë bindjet e tyre bazuar në platformën e partisë së tyre.

Mund të tingëllojë disi kontradiktore, por studimi i fundit zbulon se ata që janë tashmë në pushtet “udhëheqin rrugën”, dhe votuesit bëjnë kryesisht atë që u thuhet.“Ne zakonisht e mendojmë demokracinë si një sistem, ku elitat politike përfaqësojnë dhe u përgjigjen interesave të qytetarëve. Por gjetëm më pak mbështetje për këtë ide sesa mund

ta prisnim”- thotë bashkautori i studimit Robin Best, profesor i asociuar i shkencave politike në këtë universitet. “Unë u befasova që nuk gjetëm më shumë mbështetje për pritshmërinë që partitë polarizohen në përgjigje të preferencave të qytetarëve, edhe pse ishte më se e dukshme se ishin partitë ato që e drejtonin këtë proces”.

Duke përdorur terma më të saktë, studiuesit arritën në përfundimin se polarizimi partiak, ndodh zakonisht përpara polarizimit të votuesve. Polarizimi politik, i referohet distancës së njerëzve ose partive politike nga njëra-tjetra mbi një çështje të caktuar.

“Ka arsye të mendohet se qytetarët i përgjigjen polarizimit partiak, duke marrë pozicione  politike më të polarizuara, si dhe arsye për të pritur që partitë politike të ndryshojnë qëndrimet e tyre në kundërpërgjigje të preferencave të qytetarëve të tyre”-thotë profesor Best.

Në një botë ideale, një parti politike duhet të ndjekë pikëpamjet dhe opinionet e bazës së saj të votuesve. Ekipi donte të përcaktonte nëse kjo është e vërtetë në jetën reale, si brenda Shteteve të Bashkuara, po ashtu edhe midis demokracive të tjera jashtë vendit.

“Polarizimi është bërë shumë i dukshëm këtu në Shtetet e Bashkuara, ku dy partitë kryesore janë të ndara për thuajse të gjitha çështjet. Por dihet më pak se si funksionon polarizimi në demokracitë e tjera. Ndaj ne ishim të interesuar të dinim se si ka ndryshuar polarizimi partiak dhe polarizimi i qytetarëve me kalimin e kohës, sidomos në demokracitë e konsoliduara përveç SHBA-së”- vijon profesor Best.

Studiuesit bashkuan një grup të dhënash prej 174 sondazhesh zgjedhore, duke e lehtësuar analizën e polarizimit të partive dhe qytetarëve brenda 19 demokracive midis viteve 1971- 2019. Analiza tregoi se janë kryesisht qytetarët, ata që ndjekin partitë e tyre dhe jo anasjelltas.

Po ashtu studimi zbulon se qytetarët veçanërisht të mirë-informuar dhe të interesuar mbi  politikën kanë më shumë gjasa të polarizohen kur polarizohen partitë që ata mbështesin, madje më shpejt se të tjerët.

“Qytetarët orientohen shpesh nga partitë politike se si të mendojnë për çështjet politike. Këtë gjë po e shohim shumë në SHBA kohët e fundit në lidhje me pandeminë, por vlen edhe për shumë çështje të tjera. Njerëzit bazohen shpesh tek partitë politike si burim informacioni, prandaj është logjike që të presim që ata të ndjekin drejtimin e këtyre partive dhe elitave të tjera politike”- përfundon profesor Best. / StudyFinds – Bota.al

Pas

Aksident i rëndë në Librazhd/ Familja përplaset me makinë, humbin jetën 3 persona dhe plagosen 2 të tjerë (EMRAT)

Para

“Për pak muaj…” Qytetari i kërkon rritjen e pensioneve, ja si i përgjigjet kryeministri Rama

Para
“Për pak muaj…” Qytetari i kërkon rritjen e pensioneve, ja si i përgjigjet kryeministri Rama

“Për pak muaj…” Qytetari i kërkon rritjen e pensioneve, ja si i përgjigjet kryeministri Rama

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar