Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sërish në telashe me drejtësinë.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit ka kërkuar dënimin me 12 vite burg për të.
E njëjta masë vlen edhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.
Ndërkohë, ish-ministri Tahiri kërkoi pafajësi. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, SPAK ka kërkuar 8 vite burg për ish-zyrtarët.
Por pavarësisht se në sallë mbahej seanca, gjyqi u ndërpre pasi u fiken dritat. Ndërkohë, seanca pritet që të rifillojë kur të vijnë dritat.