Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj është bërë nënë për herë të parë.
Kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi ka ndarë foton e vogëlushese duke zbuluar dhe emrin, Lura.
“Përshëndetje miq, ju ftoj të njiheni me këtë yllin e bukur! Kjo është Lura, vajza e Kejdit dhe Arbrit.
Emrin e veçantë e ka marrë nga origjina e të atit, prej Lurës shqiptare së bukurive të rralla. Mirë se erdhe mes nesh Lura”, shkruan Kryemadhi.