1.Krijoni një mjedis të sigurt
Krijoni një mjedis të sigurt ku mund të besoni dhe të ndani haptazi mendimet tuaja pa pasur frikë. Mos ia ndërprisni fjalën partnerit apo partneres edhe nëse do t’ju duhet të vini dorën përpara gojës për të ndaluar veten. Mësoni të grindeni pa i hyrë njëri¬-tjetrit në hak. Për të krijuar një mjedis të sigurt, mos përdorni kërcënime. Kërkoni falje kur të mundeni.
2.Ndani faktet nga ndjenjat
Çfarëdo mendimesh dhe ndjenjash që t’ju nxisin gjatë zënkave, pyesni veten nëse diçka po ju influencon që ta shihni situatën ndryshe. Analizoni thellë brenda vetes nëse e keni inatin me tjetrin apo është ndonjë lloj problemi që gjendet brenda jush. Kërkoni për të vërtetën.
3.Lidhuni me pjesë të ndryshme të vetes
Secili prej nesh nuk është një instrument solo. Ne jemi më tepër një lloj kori ose një orkestër me disa zëra. Çfarë po ju thotë mendja? Po zemra? Dëgjoni edhe trupin dhe ndërgjegjen. Mund të ndodhë për shembull që mendja t’ju thotë “lëreni”, ndërsa zemra se ju e doni atë. Lërini këta zëra brenda jush të bashkëjetojnë dhe të komunikojnë me njëri¬tjetrin.
4. Solidarizohuni
Praktikohuni duke vëzhguar veten dhe partnerin tuaj pa qenë paragjykues. Një pjesë e juaja mund të ketë dëshirë të mos mendojë gjatë, por juve duhet të kërkoni më shumë. Paragjykimi i mbyll dyert. E kundërta e paragjykimit është të kuptoni nga afër të tjerët dhe të solidarizoheni me ta. Kur i ndieni problemet e tjetrit si tuajat, atëherë do të jeni të hapur dhe do të mësoni më shumë për partnerin/en.
5.Jini bashkë, por edhe veç
Sekreti i një marrëdhënieje të qëndrueshme është mbështetja që i jepni njëri¬tjetrit. Skuadra që formoni në raste të caktuara, por edhe privatësia, ndërsa jeni ende të lidhur. Në lidhjet ku çifti krijon varësi, kjo e çon marrëdhënien drejt një fundi të pashmangshëm.