• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Miliarda euro të tregtisë së d rogës shkojnë te politikanët” Ekzekutimi i Bledar Muçës shkakton ‘tërmet’ në Belgjikë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Miliarda euro të tregtisë së d rogës shkojnë te politikanët” Ekzekutimi i Bledar Muçës shkakton ‘tërmet’ në Belgjikë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Vrasja e Bledar Muçës në Antwerp të Belgjikës ka futur në kaos këtë qytet. Sipas zyrtarëve të policisë dhe autoriteteve lokale, tani priten krime të tjera të dhunshme. Ata shpjegojnë gjithashtu se miliarda euro që vijnë nga tregtia e drogës shkojnë për politikanët vendas.

Bledar Muça u ekzekutua para pak ditësh në Antwerp teksa fshihej si shtetas britanik. Por vrasja e tij ka prodhuar një situatë të vështirë në këtë qytet, veçanërisht në luftën ndaj bandave miliarderë të drogës që trafikojnë kokainë në Evropë. Bledar Muça i cili njihej si krahu i djathtë i Florenc dhe Adrian Çapjas, dy emra të shquar të botës së krimit në Shqipëri, qëndroi në Londër nga viti 2016 deri në vitin 2020, me dokumente bullgare.  Vrasja e tij,  sipas autoriteteve policore ka të gjitha shenjat e një vrasjeje me porosi.

Por, vrasja e Bledar Muçës, pritet të sjellë rritjen e krimeve të dhunshme që lidhen me drogën në Antwerp, në portin ku mbretërit e kokainës e trafikojnë atë. Zyrtarët e portit janë në vijën e parë të luftës kundër trafikut të drogës dhe në shënjestër të kriminelëve. Trafikantët e drogës përdorin zhvatjen, ryshfetin dhe kërcënime me dhunë, ndërsa politikanët u fërkojnë supet bosëve të mëdhenj të drogës. Sipas kryebashkiakut të Antwerpit Bart De Wever, miliarda euro që vijnë nga trafiku i drogës shkojnë për politikanët belgë, kryesisht ata lokalë.

Vitin e kaluar rreth 90 tonë kokainë u sekuestrua në këtë port, me vlerë rreth 13 miliardë euro, por pavarësisht kësaj sasie, miliarda euro shkojnë në nivele të larta të funksionarëve publikë.

“Mund të ndodhë që jeni në pritje të dikujt apo në një ndeshje sportive, duhet të kuptoni se mund t’ju ndodhë shpesh që të jeni pranë një krimineli apo trafikanti droge”, tha De Wever për The Telegraph.

“Si çdo kapitalist, edhe ata janë shtuar”, theksoi ai duke sugjeruar se kriminelët kanë lëvizur nga fronti tradicional tek ai modern për të pastruar paratë.

“Tani nuk bën dot dallimin midis kriminelëve dhe sipërmarrësve legjitimë, ndërsa biznesmenët mbulohen me nga trafiku i kokainës, tha kryebashkiaku i Antwerpi-it.

Një burim i zbatimit të ligjit në Antwerp shpjegoi se si pronat e paluajtshme të qytetit po blihen në sasi të mëdha si pjesë e skemave më të mëdha të pastrimit të parave.

Në dekadën e fundit, konfiskimet e drogës janë rritur nga pesë tonë në pothuajse 90 tonë të vitit të kaluar, pasi epiqendra e importeve të drogës u zhvendos nga Spanja në Evropën Veriore.

Por zyrtarët në terren besojnë se ata po kapin vetëm 10 për qind që përfundimisht dalin në rrugë.

Si rezultat i lidhjeve të saj historike tregtare me Panamanë, Ekuadorin dhe Paraguain, Antwerp është shfaqur si porta kryesore ku vërshon kokainës në kontinentin e Vjetër.

Fluksi i drogës nuk tregon shenja ngadalësimi, me zyrtarët belgë të doganave që pranojnë se po bëjnë një betejë të humbur, pasi fuqia e trafikantëve të pasur të kokainës i tejkalon masivisht buxhetet e zyrtarëve lokalë.

 

I ulur në zyrën e tij në zemër të portit të Antwerp, drejtori i përgjithshëm i departamentit të doganave dhe akcizave të Belgjikës, , Kristian Vanderwaeren pranon se puna e ekipit të tij ka pothuajse zero ndikim ndaj fitimeve të mëdha që grumbullohen nga rrjeti kriminal.

Ashtu si një komplot nga drama policore e BBC-së Line of Duty, bandat e krimit të organizuar po çrrënjosin lidhjet e dobëta në ekipin e tij, i cili së fundmi përforcua nga 341 oficerë të rinj doganor si rezultat i kontrolleve të shtuara pas Brexit, për të ndihmuar operacionet e tyre të kontrabandës.

“Ata rekrutojnë qëllimisht njerëz dhe i vendosin në organizatat kriminale. Pasi hyjnë, përpiqen të marrin informacionin” tha ai.

Ndryshe nga zoti Vanderwaeren, 3,300 doganierët e Belgjikës janë të trembur nga kamerat, duke ditur se një paraqitje e vetme mediatike mund t’i bëjë ata të bëhen objektivi kryesor i trafikantëve të narkotikëve.

“Ata shohin të dobëtit, më të varfrit, ata që kanë probleme, ata që shpenzojnë shumë para” tha  Vanderwaeren, duke paralajmëruar se korruptimi mund të nisë vetëm me një rrahje shpatullash.

Ndërsa shtoi: Teksa jeni duke mbushur makinën me karburant ​​ata të pyesin: a do të fitosh më shumë para nga sa merr tani? Nëse njerëzit kanë probleme me paratë, ata mund të thonë ‘po’ dhe këtu fillon edhe korruptimi.”

De Weber shpjegon se edhe trafikantët po pastrojnë paratë e tyre edhe përmes sponsorizimit të ekipeve sportive të të rinjve ose nëpërmjet bamirësive.

 

Pas

Si ndikon gjumi në imunitetin tuaj? Këshilla që duhet të ndiqni

Para

“Si asnjëherë më parë, Rama dhe Berisha janë bashkuar me…” Lulzim Basha publikon videon

Para
“Si asnjëherë më parë, Rama dhe Berisha janë bashkuar me…” Lulzim Basha publikon videon

“Si asnjëherë më parë, Rama dhe Berisha janë bashkuar me…” Lulzim Basha publikon videon

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar