Përpara se të bëhej deputete në parlament dhe të angazhohej për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Majlinda Bregu ka dhënë lajmet nga studio televizive.
Së fundmi ajo është bërë nostalgjike pak kohë më parë për vitet kur jepte lajmet në TVSH dhe ishte vetëm 21 vjeç.
“Çfare kthimi ne kohe! 1995 ose 21 vjec. Part time ne TVSH, full time studente. Mire qe kishte Eleni Toroveci nje buzekuq ekrani per te gjitha”- ka shkruar ish deputetja krah fotos së saj.
Bregu e cila sot mban postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, u largua nga PD për shkak të mosmarrëveshjeve me Bashën para zgjedhjeve parlamentare 2017.