• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Situata është përshkallëzuar” Ultimatumi i Berishës për Bashën, Zëri i Amerikës: Kjo është dita e përballjes së madhe

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Situata është përshkallëzuar” Ultimatumi i Berishës për Bashën, Zëri i Amerikës: Kjo është dita e përballjes së madhe
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, zotit Berisha dhe mbështetësit e tij i kërkuan sot kryetarit demokrat Lulzim Basha të respektojë vendimet e marrë në Kuvendin dhe referendumin e organizuar prej tyre dhe të largohet nga zyra e tij brenda datës 5 janar.

Në rast të kundërt sipas tyre do të jetë anëtarësia vetë që do marrë në kontroll selinë. Nga ana e tij kryetari demokrat i cili nuk i njeh veprimet e palës tjetër, deklaroi se PD i ka marrë vendimet e veta e do i qëndrojë atyre deri në fund.

Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, struktura e ngritur nga Kuvendi i 11 dhjetorit për drejtimin e përkohshëm të partisë, ishin sot sërish në selinë e PD-së, ku pak ditë më parë ata paralajmëruan se do t’i dërgonin me shkrim “deputetit Basha” vendimet. Këtë herë zoti Berisha mungonte.

Ndryshe nga çfarë ndodhi dy ditë më parë kur ata shqyen derën e mbyllur të sallës ku hynë, sot e gjetën atë të hapur.

Në shkresën e përgatitur për zotin Basha, e cila ju lexua paraprakisht gazetarëve, zotit Basha i kërkohet, përmes një ultimatumi, që të respektojë vendimet për shkarkimin e tij “duke liruar ambjente e punës së Kryetarit të Partisë, si dhe duke bërë dorëzimet përkatëse të Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PDSH deri në datë 5 Janar 2022”.

Për më tepër kërkesa paralajmëron marrjen në kontroll të situatës nga vetë anëtarët: “Refuzimi i vendimit të Kuvendit Kombëtar, si organi më i lartë statutor i Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe refuzimi i vullnetit të 43385 anëtarëve të PDSH të cilët ratifikuan vendimin e shkarkimit tuaj, do të detyrojë anëtarësinë të shndërrohet në përmbaruesin politik të vendimit dhe vullnetit të saj”.

Nga ana e tij kryetari demokrat e ka bërë të qartë se nuk njeh asnjë nga veprimet e ndërmarra nga zoti Berisha dhe mbështetësit e tij. Ai foli me tone mospërfillëse ndaj ultimatumit të sotëm. “PD i ka marrë vendimet e veta e do i qëndrojë atyre deri në fund. Kuvendi Kombëtar i 18 dhjetorit është jo vetëm ndarja nga e shkuara, por dhe përqafimi i të ardhmes. Eshtë zgjedhja e të ardhmes, jo vetëm për ne, por dhe për shqiptarët. Ndaj çdo veprim i PD do jetë në funksion të njerëzve dhe halleve të tyre. Nuk na plas për karriket e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrike”, deklaroi zoti Basha.

Gjithçka sot u zhvillua larg tensioneve të pak ditëve më parë. Por pavarësisht kësaj, situata në të vërtetë është përshkallëzuar dhe data 5 janar shfaqet kështu si dita e përballjes së madhe./ VOA

Pas

Një viktimë dhe mbi 300 raste/ Pandemia në Shqipëri, ja të dhënat për ditën e sotme

Para

“Ky birbo paguhet 700 milionë lekë në muaj” Irritohet Myslym Murrizi, nxjerr pagën marramendëse

Para
“Ky birbo paguhet 700 milionë lekë në muaj” Irritohet Myslym Murrizi, nxjerr pagën marramendëse

“Ky birbo paguhet 700 milionë lekë në muaj” Irritohet Myslym Murrizi, nxjerr pagën marramendëse

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

nga Fast News
12:30 | 16/11/2025
0

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

nga Fast News
11:55 | 16/11/2025
0

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

nga Fast News
11:29 | 16/11/2025
0

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

12:30 | 16/11/2025
Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

11:55 | 16/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar