• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

M*ti që plasi bashkë me pagat

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
M*ti që plasi bashkë me pagat
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Klodian Tomorri

Vitin e kaluar ‘Goldman Sachs’ realizoi një fitim neto 9.5 miliardë dollarë. Aksionerët e bankës ranë dakord që CEO-n David Solomon ta shpërblenin me 4.5 milionë dollarë bonus. Pra për çdo 1 mijë lekë fitim e kanë shpërblyer Drejtorin e Përgjithshëm me 0.5 lekë bonus.

Vitin e kaluar, një media në Shqipëri realizoi 1.5 milionë dollarë fitim neto. Drejtori i Përgjithshëm i saj është shpërblyer sipas portaleve, në vetëm 2 muaj me 415 mijë dollarë.

Pra për çdo 1 mijë lekë fitim që ka realizuar media, CEO është shpërblyer me 277 lekë bonus. Dhe këto ishin vetëm bonuset e dy muajve. Nëse është ruajtur i njëjti trend shpërblimesh edhe për muajt e tjerë, atëherë rezulton që në çdo 1 mijë lekë fitim të realizuar, CEO është shpërblyer me 2500 lekë fitim.

Një transaksion i tillë do të kishte ngritur antenat e inteligjencës financiare dhe strukturave të hetimit tatimor kudo në botë.

Përveçse në Shqipëri. Rreziku për pastrim parash në një transaksion të këtij lloji është maksimal.

Në një shtet normal, sot prokuroria do duhej të kishte vënë në sekuestro të gjitha llogaritë e zinxhirit të transaksioneve.

Kjo është vetëm një pjesë e m*tit, që plasi me pagat.

Nëna e një ish-drejtoreshë të rëndësishme në Ministrinë e Shëndetësisë rezulton e punësuar në një kompani të sektorit që mbikëqyrte vajza e saj.

Kompania e paguan nënën e ish-drejtoreshës 30 mijë dollarë në muaj. Pronari i kompanise ka marrë një koncesion 110 milionë euro nga Ministria e Shëndetësisë. Ish-drejtoresha ka qenë në grupin e punës për dhënien e koncesionit. Straight forward corruption.

Bashkëshortja e një njeriu shumë të fuqishëm në qeveri, sipas portalit CNA, rezulton e punësuar në një bankë të nivelit të dytë. Për muajin janar 2021, banka e ka paguar zonjën në fjalë 10 mijë dollarë. A është rroga e majme që përfiton bashkëshortja, pasojë e ushtrimit të pushtetit nga bashkëshorti? Këtë duhet ta sqarojë prokuroria.

Nxjerrja e të dhënave personale të qytetarëve në pazar është ndoshta krimi më i rëndë shtetëror në historinë e Shqipërisë. Por të paktën ka një ngushëllim. Tani provat e korrupsionit i keni sheshit. Bashkë me pagat, këtu plasi dhe m*ti.

Pas

“Jam pa shtëpi” Qytetarja i ankohet Ramës, kryeministri ironizon Bashën: E prisje nga Luli?

Para

Skandali me listat e pagave/ Prokuroria merr vendim: Të sekuestrohet serveri i AKSHI

Para
Skandali me listat e pagave/ Prokuroria merr vendim: Të sekuestrohet serveri i AKSHI

Skandali me listat e pagave/ Prokuroria merr vendim: Të sekuestrohet serveri i AKSHI

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

nga Fast News
12:30 | 16/11/2025
0

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

nga Fast News
11:55 | 16/11/2025
0

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

nga Fast News
11:29 | 16/11/2025
0

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

12:30 | 16/11/2025
Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

11:55 | 16/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar