Ashpërsohen masat nga pandemia në Greqi.
Vendimi është marrë me afrimin e festave të fundvitit.
Mësohet se rregullat do të hyjnë në fuqi nga ora 6 e mëngjesit të ditës së premte, deri në orën 6 të mëngjesit të së martës, 3 janar 2022.
Lajmi u komunikua nga ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris
Masat që do të zbatohen janë:
Përdorimi i detyrueshëm i maskës në të gjitha ambientet e jashtme dhe të brendshme. Bëhet fjalë edhe për pjesën e ambienteve të brendshme që kanë të bëjnë me palestrat dhe qendrat e argëtimit. Sidomos për supermarketet dhe transportin publik, kërkohet përdorimi i maskës së dyfishtë kirurgjikale ose maskës KN95.
– Festimet e Krishtlindjeve në natyrë nuk do të zhvillohen.
– Vizitorët që hyjnë në Greqi, përveç masave të vlefshme për testet, duhet me rekomandim të fortë të përsërisin testet në ditën e dytë dhe të katërt.
– Ekziston gjithashtu një rekomandim për testimin e qytetarëve para daljes në një ngjarje sociale.
Shkencëtarët do të takohen sërish më 27 dhjetor, për të propozuar masat e radhës që do të hyjnë në fuqi nga 3 janari.