Aktorja e njohur Rudina Dembacaj ka zbuluar me anë të një postimi në rrjetet sociale se ka vendosur syze optike.
Krahas imazhit, ajo shkroi: Më mirë një “qorre” se 10 dashnore. Një mesazh mesa duket për partnerin e saj, Mark Frrokun.
Përshkrimi në foton e moderatores nxiti komente të ndjekësve të saj dhe një prej tyre i shkroi: “Po ti ke qenë dashnorja e dikujt dhe more një plak”.
Megjithatë, si çdo herë, Rudina Dembacaj nuk ia kurseu përgjigjen duke komentuar: “Po mi nonë, po. Më qaj hallin mua”.