Duke ditur “personalitetin tuaj festiv” do ta keni më të lehtë për t’ju përshtatur festave në mënyrën tuaj. Kjo periudhë nxjerr në pah tek të gjithë ne ndjesi të ndryshme, prandaj zbuloni cilit lloj i përkisni.
Si fillim përgjigjuni këtyre pyetjeve:
1. Kur mendoni për sezonin e festave, cila është fjala e parë që ju vjen ndërmend? Familje, qejf apo stres?
2. Sinqerisht, si ndiheni për këtë periudhë? (Tregoni atë që ndjeni vërtetë dhe jo sesi duhet të ndiheshit.)
3. A e prisni me emocione? A ndiheni vetëm atë përiudhë të vitit?
4. Po më shumë presion dhe detyrime ndjeni?
5. A do të donit që një periudhë e tillë të mos mbaronte kurrë?
Përgjigjet tuaja do të përcaktojnë se në cilën prej personaliteteve kryesore të pushimeve bëni pjesë:
Tradicionalët
Ju e vlerësoni atmosferën familjare, rutinën dhe gjithë përgatitjet para festave. Doni që traditat e vjetra të kësaj periudhe të ndiqen, pasi kështu i jepni edhe më shumë kuptim. Ndonjëherë, përfundoni duke i bërë gjërat në të njëjtën mënyrë pasi “kështu është bërë gjithmonë”.
Ata që festojnë 24/7
Ky lloj vlerëson spontanitetin, dhënien e kënaqësisë tek njerëzit dhe shkëmbimin e dhuratave. Ata duan të jenë duke fetuar gjithë kohës dhe kujdesen gjithashtu që të tjerët të kalojnë mirë. Zakonisht janë ata që gjatë pushimeve të dimrit, shpenzojnë më shumë para.
Ata që i bëjnë të gjithë bashkë
Ju vlerësoni shumë ndjesinë e të qënit bashkë, jeni socialë dhe ekstrovertë dhe s’e konceptoni dot që dikush mund të dojë t’i kalojë vetëm pushimet. Kaloni kohë të mrekullueshme me miqtë dhe familjen tuaj, por ndonjëherë shpenzoni kohë edhe për njerëz të cilët nuk i preferoni në përditshmërinë tuaj. anabel