• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Historia që ka nisur jashtë shtëpisë, zbulohet marrëveshja e fshehtë e Fifit dhe Granitit për lidhje larg syve të publikut

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Të gjitha
0
Historia që ka nisur jashtë shtëpisë, zbulohet marrëveshja e fshehtë e Fifit dhe Granitit për lidhje larg syve të publikut
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi (Fifi) nuk i ka kursyer puthjet dhe përqafimet me Granit Canën, gjatë një feste ku kanë qenë të dy të pranishëm mbrëmjen e së enjtes. Në rrjetet sociale, Fifi ka hedhur poshtë ndjenjën e mërisë dhe inatit duke publikuar pamje ku shfaqet duke kërcyer dhe përqafuar me Granitin, të cilit ia shprehu hapur ndjenjat në “Big Brother VIP”, por u përball me refuzimin e tij.

Këngëtarja pati një pëlqim të fortë për të brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’, por kur u përballën në studio pasi doli me dëshirën e saj nga formati, ajo tregoi indiferencë, madje mohoi ta quante ndjenjë apo dashuri të vërtetë atë që përjetoi me Granitin. Kjo deklaratë u prit me habi dhe zhgënjim nga Graniti, i cili priste të kishte të njëjtin afrimitet me Fifin edhe pas daljes nga shtëpia.

E ndërkohë që dhe moderatorja e “Big BrotherVIP”, Arbana Osmani, ndau një foto të tyre ku shfaqeshin të afërt dhe të dashur me njëri-tjetrin, në fakt pas këtij takimi në Tiranë fshihet një tjetër afrimitet mes tyre. Miq të afërt të Fifit dhe Granitit kanë treguar për “Panorama Plus” se ata i kanë sqaruar keqkuptimet dhe kanë bërë marrëveshje sekrete për ta vazhduar lidhjen larg syve të publikut.

Por gjatë takimit në Tiranë, duke qenë se ishin në një festë dhe konsumuan ndonjë gotë, nuk arrinin të mbanin distancën që kishin bërë plan të mbanin, për të qëndruar diskretë dhe larg komenteve që mund të bëhen në mediat online. Granit Cana ishte ndër banorët më të komentuar në “Big Brother” sidomos në raportin e tij me Fifin.

Në një rrëfim për RTV Dukagjini, ai foli vetë i pari për raportin delikat me këngëtaren që po ashtu u largua nga “Big Brother”, pasi humbi ndjenjat gjatë transmetimit live, pas një debati me opinionisten Balina Bodinaku.

“Fifi më ka nxjerrë anën time emocionale para publikut. Me të jam shprehur më lirshëm pasi që te të tjerët nuk është se kam pasur besim. Por më pas gjërat janë dramatizuar. Kur dola e pashë që disa gjëra i kanë bërë shumë të mëdha. Unë asnjëherë nuk kam injoruar shëndetin e Fifit. Unë e vlerësoj Fifin dhe kam thënë se do ta kem gjithmonë mikeshë”, u shpreh ai.

Graniti tha se pas daljes së Fifit nga shtëpia, jo gjithçka kishte shkuar mirë. Ai u shpreh se priste një përqafim apo një foto, por kjo nuk ndodhi.

“U takuam pasi ajo doli nga shtëpia, por nuk shkoi gjithçka mirë. E prisja një përqafim të ngrohtë dhe një foto të përbashkët pas gjithë asaj historie që kaluam brenda, por nuk ndodhi. Megjithatë ne kemi komunikuar. Jemi miq. Kjo është e rëndësishme”, tha ai.

Pas daljes nga shtëpia, Fifi u mor në patronazh nga miku i saj Flori Mumajesi, i cili do kujdesej për të pas shqetësimeve me ankthin që shfaqi gjatë qëndrimit në shtëpi. Ajo fitoi vëmendjen e publikut me këngën “Diell”, të punuar me Brunon, që u shndërrua në hit në pak orë, aq sa e postoi edhe Kryeministri Edi Rama, si sfondin me borë në veri të vendit.

Në lidhje me gjendjen e saj aktuale ajo iu përgjigj disa prej pyetjeve të ndjekësve të saj, të cilat sigurisht lidheshin me të madhe me aventurën në “Big Brother VIP”. E pyetur për zhgënjimet ku nënkuptohej edhe Graniti, Fifi u shpreh: “Çka më ka dhimtë janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi duke i ofenduar, sharë, fyer e tortuar, mesazhet prej më të shpifurave”.

Një prej komenteve e ka kritikuar Fifin për veprimet brenda shtëpisë, duke e pyetur: “Përse bëje skena në ‘Big Brother’, qaje pa arsye, vrapoje e para për çdo gjë?”.

Nuk ka munguar replika e këngëtares as në këtë koment. Gjatë kohës që ishin në shtëpi, Graniti i tha Fifit se e donte thjesht si shoqe e nuk shihte diçka tjetër mes tyre. Por kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga Fifi, e cila kërkoi të largohej nga shtëpia dhe më pas pati kriza paniku. Deklarata e Ganitit shkaktoi zhurmë të madhe në rrjet, madje në atë zhurmnajë reagoi dhe motra prezantuese e Granitit, Genta Cana. Ajo shpërndau një postim ku shkruhej se Graniti pëlqen Semin duke mos i kursyer fjalët ofenduese për Fifin.

“Ti je brenda, por unë jam jashtë e luftova fuqishëm lidhjen tuaj. Luftova për nxitjen dhe presionin që vazhdimisht ta bënin si brenda dhe jashtë. M’u kundërvunë, më shanë, më fyen. Pse? Sepse te ty pashë diçka tjetër me dikë tjetër. Të gjithë panë Semin me Donaldin, por unë pashë ty dhe Semin. Do dalin këto fjalë e ti vëlla rri i qetë, u lehtësove nga ajo e çmendur, shpëtove nga ajo e sëmurë mendore, psikopate, manjake dhe një njeri shumë i ulët e i vogël. Forca Granit, të do Kosova, të do Shqipëria!” Më pas, moderatorja e gjendur para një presioni të madh publik, fshiu postimin dhe shkroi se nuk kishte asgjë personale me Fifin. “Hej, hej, njerëz, qetësohuni! Merreni pak më shtruar punën e “Big Brother”. Më keni bombarduar me mesazhe. Asgjë nuk kam kundër Fitit si person dhe si këngëtare. E respektoj çfarëdo ndjenje mes tyre, qoftë shoqëri apo diçka tjetër dhe zgjedhja u takon atyre se janë dy të rritur. Po për lojë brenda BB duket se po dëmtojnë njëri-tjetrin!”, shkruante motra e Granitit.

LIDHJA E PAMUNDUR NË “BBVIP”, SI HYRI NËNA E GRANITIT NË PROGRAM PËR TA DISTANCUAR NGA FIFI

Ndërkohë, në atë periudhë u zbardh edhe dinamika e historisë së mbajtur sekret, se si ndërhyri nëna e Granit Canës në program për ta distancuar nga Fifi, për hir të partneres së tij në Prishtinë. Pak javë më parë, ish-futbollisti Granit Cana nga Kosova tregoi historinë e dashurisë me një vajzë nga Peja, të cilën e dashuronte ende, ndonëse thuhej se ishin ndarë. Ai zbuloi se vajza ka qenë shumë xheloze dhe një nga shkaqet e një debati mes tyre ka qenë hyrja e tij në “Big Brother”.

Ndërkohë u zbulua se vajza që i kishte rrëmbyer zemrën Granitit prej dy vitesh, quhet Gresa Osmani. Ajo është nga Peja dhe jeton në Prishtinë. Burime pranë çiftit treguan se ata duheshin shumë, por po kalonin një krizë, ndërkohë që u panë për herë të fundit në “Episode Festival”, mbajtur në Shëngjin këtë verë, pak kohë para se Graniti të futej në “Big Brother”.

Këtë fakt Graniti e pohoi vetë duke i deklaruar Fifit se, “Jam i dashuruar me një vajzë jashtë shtëpisë”. Fifi dhe Graniti pranuan se donin të mbeteshin vetëm miq, pavarësisht afërsisë që kishin pasur deri në atë moment. Mirëpo, në spektaklin e së martës, ai shtoi gjithashtu se nuk do të dilte me asnjë vajzë tjetër në shtëpinë e “Big Brother VIP”, gjë që i bëri të gjithë të aludonin se Graniti kishte një lidhje jashtë.

E pas mesnate, teksa bisedonte me Fifin, ai e pranoi për herë të parë se kishte bashkëjetuar me një vajzë, por ishin në një marrëdhënie të komplikuar. “Kam bashkëjetuar me të, tani jemi kështu ‘complicated’, por nëse ajo vjen në emision, do filloj të qaj dhe aty do ta merrni vesh se sa e dua. Është nga Peja, por kemi bashkëjetuar në Prishtinë. Vetëm familja ime e di për të, dhe motra e saj. Babi i ka vdekur”, tha Graniti i prekur.

Fifi u habit dhe e pyeti pse nuk i kishte thënë më herët, por Graniti pranoi se nuk ka dashur ta prekë si temë pasi marrëdhënia ishte në situatë të vështirë.

“Po ti të keqen motra e kishe thënë përpara, tani do jem e keqe tamam me këto të tjerat që të gjuajnë”, i tha Fifi në mbyllje të bisedës. Ndërkohë, një tjetër ish-banor, këngëtari Ardit Çuni, tregoi se ishte në dijeni të një lidhjeje jashtë të Granitit. Duke u nisur nga afrimiteti i tij problematik me Fifin dhe ngaqë marrëdhënia e tyre ka qenë e tensionuar aq sa madje pas disa debateve Graniti filloi të bënte gati valixhet dhe donte të largohej nga shtëpia. Gjatë një përballjeje të tensionuar me Fifin, kjo e fundit i tha Granitit që të mos fliste më me të.

“Mos më fol më sepse po të penalizoj, ta tha dhe mamaja jote”, i tha Fifi. Ndërkohë, gjatë diskutimeve me banorët e tjerë, Graniti deklaroi se ishte ende i dashuruar me ish-partneren e tij dhe çdo gjë e ka bërë për të mos mërzitur Fifin. Por Arditi shkoi edhe më tej dhe tha se ai është në dijeni të lidhjes së Granitit jashtë shtëpisë.

“Unë me aq sa e njoh di që është në një lidhje jashtë dhe mendoj se prej kësaj kanë ardhur dhe gjithë gjërat e tjera”, tha Arditi. Banorët e tjerë e pyetën se pse nuk e ndihmoi Fifin për t’i sqaruar këtë gjë, por Arditi u përgjigj se nuk mund të flasë për njerëz të tretë.

“Nuk ishte përgjegjësia e ime, nuk mund të flas për njerëz të tretë. Me aq sa e njoh Granitin këtë informacion kam, qofsha i gabuar”, tha ai. Ndërkohë, është zbuluar edhe emri i vajzës me të cilën Graniti është aktualisht në një lidhje.

Gresa Osmani është vajza që i ka rrëmbyer zemrën Granitit. Graniti u suprizua nga nëna e tij dhe ajo i dha këshillat e saj. Ndër to i kërkoi të dalë nga guacka dhe të jetë më social me banorët. Kjo deklaratë u interpretua si një fjali me nënkuptimin për t’u distancuar nga Fifi. Por me daljen e tij nga shtëpia është ndarë edhe nga e dashura, me të cilën kishte lidhje problematike, dhe është afruar me Fifin, me të cilën tashmë po përjeton një romancë.

Hyrja në “Big Brother VIP” e ish-futbollistit dhe modelit nga Kosova, Granit Cana, tërhoqi vëmendjen e shumë vajzave, pasi ai bënte diferencën me pamjen e tij. Graniti është vëllai i moderatores së sportit, Genta Canës dhe njëherësh djali i xhaxhait të ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana. Ndërkohë, ai i ka marrë pjesë te videoklipi i këngës “Johnny” të këngëtares Tayna.

Ish-futbollisti Granit Cana, gjatë një bisede me Semi Jaupaj, rrëfeu për herë të parë një nga momentet më të vështira që ka kaluar në jetë, atë të ndarjes së prindërve. Cana zbuloi se ishte vetëm 14 vjeç kur divorci ndodhi dhe babai i tij u martua me një grua tjetër, me të cilën ka edhe një djalë, pra Graniti ka një gjysmë vëlla.

Ai shtoi se pas ndarjes, së bashku me motrën dhe nënën, u larguan në Zvicër, por nuk kishin para dhe as shtëpi për të jetuar. Ndërkohë, në lidhje me hyrjen e tij në “BBVIP”, burime për “Panorama Plus”, treguan se Lorik Cana e sugjeroi të hynte në vend të tij. Ai sugjeroi pikërisht kushëririn e tij për këtë format, që sigurisht nuk ka famën e Lorikut, por që me hyrjen në “BBVIP”, do ta ketë patjetër.

Përgjatë orëve të fundit të fillimit të show-t kudo në rrjet u përfol se ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother VIP” i është dërguar ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Canës. I kontaktuar nga mediat, Cana tregoi se nuk do t’i bashkohej këtij reality show më 5 tetor dhe në vend të tij pamë pikërisht Granitin.panoramaplus

Pas

Cilësitë kryesore që kanë njerëzit 100% të shëndetshëm mendërisht

Para

Gjeni diferencën! Gati për një ‘quiz’?! Provoni veten

Para
Gjeni diferencën! Gati për një ‘quiz’?! Provoni veten

Gjeni diferencën! Gati për një 'quiz'?! Provoni veten

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar