• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Edhe në pandemi, shqiptarët punuan me orët më të zgjatura në Europë

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Edhe në pandemi, shqiptarët punuan me orët më të zgjatura në Europë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2020, një i punësuar me pagë punoi mesatarisht 42.6 orë në javë.

Ndonëse 2020-a ishte një vit i vështirë, ku për disa muaj shumë persona u detyruan të qëndrojnë në shtëpi për shkak të karantinës, me qëllim frenimin e pandemisë, sërish të punësuarit kanë punuar vetëm 0.8 orë më pak në javë, me rënie prej vetëm 1.8%, në krahasim me vitin normal 2019, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT.

Shumë persona vijuan punën online, ndërsa të tjerë duket se kanë qëndruar më shumë në punë pas hapjes së vendit, me qëllim për të kompensuar fitimin e munguar gjatë karantinës. Më pak është punuar në bujqësi, me 3.1 orë më pak në javë, e ndjekur nga ndërtimi (-1.1 orë më pak) tregtia (-0.9 orë), prodhimi (-0.7).

Meshkujt punuan 0.7 orë më pak në javë në vitin 2020, ndërsa femrat 0.8 orë më pak. Sipas aktiviteteve ekonomike, sektorët ku të punësuarit qëndrojnë më gjatë në punë janë prodhimi, me 45.6 orë gjithsej, të ndjekura nga tregtia, akomodimi, hoteleria (44.2) ndërtimi (43.2), industria (42). Më e privilegjuar është administrata shtetërore, e cila punon mesatarisht 39.2 orë në javë, ose 3.4 orë në javë më pak sesa mesatarja kombëtare.

Femrat (41.5 orë) punojnë mesatarisht 2.1 orë në javë më pak sesa meshkujt (43.6 orë). Diferenca më e lartë mes femrave dhe meshkujve është në aktivitetet e tregtisë, hotelerisë, akomodimit (-3 orë). Në krahasim me shtetet e tjera të Europës, punonjësit shqiptarë vijuan të kishin orët më të gjatë të punës edhe gjatë vitit pandemik. Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, në vitin 2020, java mesatare e zakonshme e punës e BE-së e personave të punësuar në punën e tyre kryesore përbëhej nga 37 orë, ose 4.6 orë më pak se e një të punësuari shqiptar.

Sipas Eurostat, Në vitin 2020, numri i orëve aktuale të punuara në punën kryesore në BE u ul me 12,0% në krahasim me vitin 2019. Kjo rënie mund të shpjegohet me masat e marra në përgjigje të pandemisë COVID-19, e cila bëri që shumë njerëz të alternonin mes periudhave të punës dhe periudhave të mungesës nga puna në vitin 2020. Si rezultat, më shumë njerëz punonin më pak orë se zakonisht dhe mungonin në punë.

Në nivel kombëtar, pati një rënie të orëve të punës në të gjitha Shtetet Anëtare. Rëniet më të larta u regjistruan për Greqinë (-19,7%), Spanjën (-19,5%), Portugalinë dhe Italinë (të dyja -19,0%). Vendet e BE-së ku kishte pak ndryshim në orët e punës (me një ulje prej më pak se 5%) ishin: Finlanda (-4.4%), Danimarka dhe Luksemburgu (të dyja -4.1%) dhe Holanda (-3.2%)./Monitor

Pas

“Basha bleu ndjekës”/ Zbulohet rrengu i bërë dje në mbrëmje, prova

Para

Vetëm 30 minuta në ditë do të ndryshojnë jetën tuaj

Para
Vetëm 30 minuta në ditë do të ndryshojnë jetën tuaj

Vetëm 30 minuta në ditë do të ndryshojnë jetën tuaj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

nga Fast News
12:30 | 16/11/2025
0

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

nga Fast News
11:55 | 16/11/2025
0

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

Karikimi i mjeteve elektrike, Rama tregon sa do të jetë çmimi

nga Fast News
11:29 | 16/11/2025
0

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

Të vetëpunësuarit “detyrim” për vetëdeklarim- Pr.ligji/ Rregullat për të mos u tatuar si të punësuar. Lehtësi fiskale për disa sektorë

nga Fast News
13:30 | 15/11/2025
0

Recent News

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

Buxheti 2026, barra shtesë mbi konsumatorët

12:30 | 16/11/2025
Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

Zgjoheni vështirë në mëngjes, duket se jeni inteligjent

11:55 | 16/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar