Larja e dhëmbëve është pjesë e rutinës së mëngjesit dhe mbrëmjes për gjithësecilin prej nesh, madje disa njerëz i lajnë dhëmbët pas çdo ushqimi. Mirëpo, kur është koha më e mirë për t’i larë dhëmbët?
Referuar një studimi të hulumtuesve të Universitetit ‘College’ në Londër, koha më e mirë për larjen e dhëmbëve është pak konfuze.
Një pjesë e dentistëve rekomandojnë që të pritni pak pasi të keni ngrënë ushqime të ndryshme ose pasi të keni pirë pije të ndryshme, kështu që të mos i dëmtoni dhëmbët.
Por, Dr. Richard Marques, një nga dentistët më të mirë britanikë, tha për Independent se çfarë rekomandon ai kur bëhet fjalë për larjen e dhëmbëve.
“E mira është që t’i lani dhëmbët 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje”, tha ai.
“Duhet të pritni të paktën 30 minuta pasi të keni ngrënë ushqim për të larë dhëmbët, përndryshe acidi mund të dëmtojë sipërfaqen e dhëmbëve. Larja e dhëmbëve para se të shkoni për të fjetur është tepër e rëndësishme, pasi ushqimi i mbetur në dhëmbë mund t’i dëmtojë ata gjatë qëndrimit aty tërë natën”.