Duhet të zgjidhni me kujdes ushqimet
Megjithatë, ka edhe nga ato ushqime që mund të konsumohen para mëngjesit, nëse nuk arrini në kohë për të ngrënë.
Edhe pse janë të shëndetshme për t’u ngrënë gjatë ditës, ushqime të tilla do të kenë efektin më të madh në organizëm nëse merren me stomakun bosh, transmeton Telegrafi.
Nutricionisti Dr Rupali Data ka përpiluar për “Food NDTV” një listë me ushqimet që janë zgjidhja më e mirë e mundshme për fillimin e ditës dhe nga ajo listë veçojmë tre ushqime.
Mjaltë dhe ujë të nxehtë
Kjo pije përmirëson tretjen dhe ka një efekt të dobishëm në sistemin imunitar, mirëpo kur merret me stomakun bosh, do të ndikojë edhe në metabolizmin.
Nëse kësaj pijeje i shtoni pak limon, për shkak të numrit të vogël të kalorive, do të jetë ideale për të gjithë ata që duan të rregullojnë peshën e tyre, si dhe do t’ju japin energji dhe detoksifikim.
Bajamet
Kjo frutë arrore është e pasur me vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme dhe konsiderohet se është shumë e dëshirueshme të hahen 5 – 10 bajame në stomak bosh. Kjo sasi do të sigurojë një bollëk të lëndëve ushqyese dhe uria nuk do të shfaqet shpesh gjatë ditës.
Gjithashtu, rekomandohet që bajamet t’i njomni në ujë para se t’i hani për të qëndruar, sepse bajame të tilla do të kenë fuqi edhe më të fortë.
Lëvozhga e këtij fruti përmban taninë, e cila përmirëson përthithjen e lëndëve ushqyese dhe kur lëkura e bajames ngjyhet mirë, lëndët ushqyese lirohen më lehtë.
Hurmat
Hurmat janë një nga frutat më të shëndetshëm në botë. Ato janë një burim i shkëlqyer energjie që nevojitet për të nisur ditën dhe Dr. Data shton se hurmat janë plot me fibra të tretshme që kanë një efekt të fortë dhe shumë të dobishëm në traktin tretës.
Hurmat duhet të hahen me stomak bosh nëse keni probleme me kapsllëkun dhe falë kaliumit në to mund të ndihmojnë edhe në diarre dhe dhimbje stomaku. /Telegrafi/