Niveli i Vjosës aktualisht ka shkuar 8 metra mbi niveline e detit, ndërkohë që ka rënie të nivelit të ujit në Memaliaj e Tepelenë referuar prurjeve.
Sipas llogaritjeve paraprake janë rreth 500 hektarë tokë të përmbytura në zonën e Novoselës, Bishan, Fitore dhe Mifol. Janë të evakuara aktualisht 12 familje të vendosura tek të afërmit e tyre.
Në komunë dhe Konviktin e Vlorës janë gati ambjentet nëse do të duhen sërish për evakuime të tjera.