Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rural Peqin-Hasmashaj. Burime nga policia konfirmojnë se një motomjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin me iniciale H. Zh., 25 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin me iniciale , O. Zh., 30 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shoferi i motomjetit. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.12.2021, rreth orës 16 : 20., në aksin rrugor rural Peqin – Hasmashaj, motomjeti tip “Honda” me drejtues shtetasin H. Zh., 25 vjeç, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin , O. Zh., 30 vjeç.
Për pasojë është dëmtuar shoferi i motomjetit shtetasi H. Zh., i cili ndodhet në spitalin rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.