Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona për ngjarjen e rëndë ku u ekzekutuan dy nxënës dhe shoferi në Gllogjan.
Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan.
Motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes të një vajze nga Gllogjani. Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.
Ngjarja e rëndë e regjistruar mbrëmjen e së shtunës të 27 nëntorit, në Kosovë ka tronditur opinion publik në mbarë vendin.