• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Veliaj tenton një ndarje të rrezikshme: Ose me ne dhe SHBA, ose me ta dhe Rusinë

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Veliaj tenton një ndarje të rrezikshme: Ose me ne dhe SHBA, ose me ta dhe Rusinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë, Tiranë, Erion Veliaj në fushatën lokale që po zhvillon prej disa javësh nuk ka ngurruar disa herë që të flasë edhe për politikën e madhe në vend. Të njëjtën gjë Veliaj ka bërë edhe këtë herë, duke bërë një ndarje të prerë mes Opozitës dhe Mazhorancës. Sipas Veliajt ata që janë me PS janë rrjedhimisht edhe me SHBA dhe ata që janë me PD janë me Rusinë.

Më tej, Veliaj u shpreh se sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka një hetim të hapur për financime të pista nga Rusia të Partisë Demokratike.





“Një parti që prodhon çadra të personalizuara për secilin protestues nuk është parti fukarenjsh dhe qartazi ka një financim të padeklaruar, por fatmirësisht paratë ruse që financojnë Partinë Demokratike kanë hapur një hetim në Amerikë dhe ka ardhur koha të hapet edhe një hetim në Shqipëri, se nga vjen kjo para, ku secili e merr të personalizuar çadrën dhe hidhen balonat si dasmorë dhe të gjithë me iphone duke folur për varfrinë, me miliona lek fishekzjarre. Kjo do një përgjigje për një parti hipokrite e cila është gati të shpenzojë çdo luks të mundshëm për protesta të dhunshme”, tha Veliaj.

Ndaj, Veliaj theksoi se zgjedhjet e 30 qershorit janë zgjedhje mes dy mentaliteteve, atij që përfaqëson opozita dhe që kërkon të shkatërrojë çdo gjë të bukur dhe atij që përfaqëson Partia Socialiste, që ka ditur të bëjë institucione dhe shtet.

“E keni vënë re që ca njerëz vetëm e shajnë Shqipërinë. Kur janë këtu këndojnë himnin me zë të çjerrë, por nuk duan me ja dit për himnin se e kanë ndërruar pasaportën. E shohin Shqipërinë vetëm për ta mjelë. E mjelin këtu, edhe ia pinë qumështin në Holandë. Jo të gjithë sillen siç jemi sjellë ne, që flasim vetëm mirë për Shëngjergjin, a thua se nuk e dimë ne që ka disa probleme që duhen zgjidhur. Por nuk e bëkemi të gjithë shqiptarët këtë punë. Ca shqiptarë vetëm bëjnë shqiponjën pas mitingjeve, ku kanë shkatërruar institucionet me stemën e shqiponjës. Ca shqiptarë e bëjnë shqiponjën, pasi kanë dhunuar policët me shqiponjë në ballë. Kjo nuk është normale. Kjo nuk është vetëm betejë partish, por betejë dy mentalitetesh të ndryshme. Disa shqiptarë që për mirë dhe për të keq janë gjithmonë aty, dhe flasin mirë për Shqipërinë, dhe disa të tjerë që marrin paratë e rusit, janë gati të paguajnë çdo lloj shkrimi që shan Shqipërinë. Nuk shkon kjo. Nuk është burrni”, tha Veliaj.

Pas

Ambasada Britanike apel për palët të ulen urgjentisht në dialog

Para

Nga sporti në pasarela, kush është femra më e bukur shqiptare për vitin 2019 (FOTO+VIDEO)

Para
Nga sporti në pasarela, kush është femra më e bukur shqiptare për vitin 2019 (FOTO+VIDEO)

Nga sporti në pasarela, kush është femra më e bukur shqiptare për vitin 2019 (FOTO+VIDEO)

Të Gjitha

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

nga Fast News
09:00 | 30/07/2025
0

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

nga Fast News
08:30 | 30/07/2025
0

Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

nga Fast News
08:00 | 30/07/2025
0

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

nga Fast News
10:30 | 29/07/2025
0

Recent News

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

09:00 | 30/07/2025
Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

08:30 | 30/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar