Një i moshuar italian eshte gjetur pa shenja jete në një hotel në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në një hotel të Kamzës. Burime zyrtare konfirmojnë se shtetasi me inicialet A.S., u gjet nga shërbimet e hotelit.
Nga vëzhgimi paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.