• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Ekonomi

FMN paralajmëron Shqipërinë: Rreziqet fiskale janë rritur, kujdes PPP-të

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Ekonomi
0
FMN paralajmëron Shqipërinë: Rreziqet fiskale janë rritur, kujdes PPP-të
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në raportin e fundit për Shqipërinë, të sapo publikuar, ka paralajmëruar për rritjen e rreziqeve fiskale të vendit dhe mungesën e të dhënave të sakta për projektet e partneritetit publik privat (PPP). Vendimet e gjykatave, skema e re e garancive për sektorin privat dhe mbështetja për kompanitë energjetike vlerësohen gjithashtu si rreziqe të shtuara.

Shqipëria duhet të bëjë përpjekje për të monitoruar dhe menaxhuar më mirë rreziqet fiskale në rritje, paralajmëron FMN. “Rreziqet fiskale janë rritur dhe mungesa e të dhënave të qarta për ekspozimin e qeverisë e bën të vështirë vlerësimin dhe menaxhimin efektiv të tyre. Informacioni i kufizuar mbi ekspozimin e vërtetë të qeverisë ndaj PPP-ve është një sfidë kryesore. Skemat e garancisë së qeverisë për sektorin privat aktualisht në diskutim dhe mbështetja në rritje e sipërmarrjeve shtetërore – veçanërisht në sektorin e shërbimeve – nga garancitë sovrane dhe mbështetja buxhetore e herëpashershme shtojnë gjithashtu rreziqet fiskale.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme të rigjallërohen reformat e sektorit të energjisë elektrike dhe të ujit që janë vonuar vitet e fundit, në mënyrë të të ndihmojnë në uljen e rreziqeve fiskale dhe dobësive të lidhura me klimën”.  Për më tepër, vendimet e gjykatave mund të kenë kosto të mëdha fiskale dhe duhet të identifikohen dhe monitorohen siç duhet, si detyrime kontingjente.

FMN ka ripërsëritur kërkesën për transparencën për fondet e rindërtimit pas tërmetit, që duhet të jenë pjesë e integruar e procesit të buxhetit dhe t’i nënshtrohen kontrollit të menaxhimit të financave publike. Transparencë FMN ka kërkuar edhe për përdorimin e fondeve të Covid-19.

FMN ka rekomanduar fuqizim të menaxhimit të cash-it dhe borxhit, duke pasur parasysh dhe planet e qeverisë për dale të vazhdueshme në tregjet ndërkombëtare. “Shqipëria ka nevoja të mëdha rifinancimi, tregje të vogla të brendshme, një pjesë të konsiderueshme të borxhit të jashtëm tregtar me ripagime të mëdha dhe detyrime të mëdha të prapambetura të brendshme. Nevojitet një strategji e fortë e menaxhimit të borxhit për të orientuar vendimet e qeverisë për huamarrjen e jashtme tregtare, e cila është subjekt i rrezikut të rikthimit dhe kursit të këmbimit”.

FMN thotë se Forcimi i besueshmërisë së buxhetit dhe kuadrit fiskal do të jetë vendimtar për ruajtjen e besimit të tregjeve dhe uljen e kostove të huamarrjes. FMN ka kritikuar ndryshimin e vazhdueshëm të buxheteve me akte normative, të cilat janë krijuar për t’u përdorur vetëm në rrethana emergjente. Fondi tërheq vëmendjen dhe për ndryshimin e fundit në korrik përmes një akti normativ, që shtyu arritjen e një deficiti primar zero nga viti 2023 në vitin 2024 dhe pezullimin e zbatimit të rregullave fiskale në 2021. FMN rekomandon që ndryshimet në lidhje me hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit duhet të ndodhin vetëm përmes procedurave parlamentare normale dhe të ndërpritet përdorimi i akteve normative për ndryshimin e buxhetit në vit, me përjashtim të rrethanave emergjente (si 2020)/ Monitor

Pas

Momenti i shumëpritur! Romeo ndërrohet me Donaldin, banorët shtangen

Para

E pabesueshme/ Një tjetër shtet miraton martesat e të njëjtës gjini, madje edhe të birësojnë fëmijë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

nga Fast News
13:28 | 15/09/2025
0

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

nga Fast News
13:20 | 15/09/2025
0

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Recent News

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

Më mirë në shtet, apo në privat, si po ndryshon hendeku i pagave! Sektori ku po marrin më shumë lekë shqiptarët

13:28 | 15/09/2025
“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

“Çmendet” çmimi i arit, u rrit 14-fish që nga viti 2000 dhe me 30% nga fillimi i 2025-ës!

13:20 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar