Gazetarja Klodiana Lala tha se pasi u sekuestruan 3.4 milionë eurot e gjetura në “Toyota Yaris”, një biznesmen gjerman erdhi dhe i kërkoi. E ftuar në “Opinion”, Lala tha se biznesmeni gjerman i cili shkoi në prokurori dhe deklaroi se ishte pronari i parave.
Gazetarja tha se biznesmeni kishte kapital të vogël dhe linte dyshime për burimin e parave, por sipas saj, prokuroria nuk bëri verifikimet e duhura pasi në këtë dosje ka ndërhyrje politike.
“Në Shqipëri mbërriti një biznesmen gjerman qe pretendonte, ka shkuar në Prokurorinë e Krimeve të rënda dhe ka deklaruar se ai ishte pronari i parave. Ka hyrë në Shqipëri në 13 mars 2019 dhe ka qëndruar një ditë në Shqipëri.
Nga dokumentet që disponuam nga autoritete gjermane… ai thoshte se do të investonte në Shqipëri dhe se do të ndërtonte disa resorte turistike në bregdetin e Semanit dhe ishin falsifikuar pronat e familjes Vrioni. Në fakt Prokuroria shqiptare mbylli sytë para një dosje të rëndësishme.
Biznesmeni shqiptar tha se kishte muaj që i mbante në shtëpi, por kjo dosje ka interferenca politike. Karlo Rizato deklaroi se paratë janë të miat, por prokuroria nuk bëri verifikimet. Ai kishte një muaj që ishte bërë adminstrator të përpunimit të metaleve të çmuara,”-tha Lala ndër të tjera.dosja