Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën “Siri Kodra”, një mjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësorin shtetasin B. P., 41 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi B. P, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.