• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Një skrab trupi që shpëton lëkurën nga problemet e dimrit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Një skrab trupi që shpëton lëkurën nga problemet e dimrit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mjafton vërtet shumë pak për të përgatitur në shtëpi një skrab natyral të bërë vetë për trupin, pa harxhuar para. Për të krijuar një rutinë trajtimi bukurie nuk është e nevojshme të drejtoheni gjithmonë në parfumeri e qendra estetike: mjafton të hapni dollapët në shtëpi dhe me ato që ju ndodhen të krijoni produkte të ndryshme, si për shembull me mbetjet e kafesë. Më poshtë do të lexoni për një kategori produktesh të bëra në shtëpi , të gjitha me bazë përbërësish natyralë.

Një skrab trupi dhe fytyre,  i aplikuar një herë në javë, ndihmon lëkurën të qëndrojë e pastër dhe e freskët pasi largon qelizat e vdekura duke rigjeneruar shtresën sipërfaqësore të lëkurës. Ajo që duhet të mbani mend është se duhet të kombinoni gjithmonë një produkt të ashpër, kokrrizor (psh. sheqeri) me një produkt të yndyrshëm (vaji i bajameve).

Skrab trupi i përgatitur në shtëpi; për çfarë duhet

Merrni një lugë kafeje sheqer, 3 lugë gjelle vaj ulliri (ose vaj bajamesh) dhe dy lugë gjelle mjaltë. Përzieni të gjithë përbërësit dhe pastaj aplikojeni në lëkurë me lëvizje rrethore. Kokrrat e sheqerit krijojnë një masazh të ëmbël dhe penetrues në lëkurë.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kush do të luftojë prezencën e pikave të zeza, mund të krijojë një skrab me lëng limoni dhe të bardhë vezësh. Përzieni dy lugë kafeje sheqer kafe dhe një të bardhë veze. Aplikoni këtë skrab në zonat ku keni probleme me pikat e zeza dhe masazhojini lehtësisht. Evitojeni përdorimin e tij në zonat ku keni puçrra ose pjesë të inflamuar. Për ta shpëlarë, përdorni ujë të ngrohtë dhe lëngun e gjysmë limoni.

Me dy lugë gjelle sodë buke dhe katër lugë gjelle qumësht pastrues, realizoni një skrab vërtet efikas, sidomos për këmbët. Masazhojini të dy përbërësit në një tas dhe më pas aplikojeni kremin e përftuar në trup, me lëvizje rrethore, sidomos tek gjunjët, bërrylat dhe thembrat. Në fund shpëlajeni me ujë të vakët, thajeni dhe hidratojeni mirë lëkurën.

Me sodë buke dhe kos përgatisni një skrab antibakterial. Shtoni një lugë gjelle sodë në një tas, bashkojeni me kosin dhe pak lëng limoni për një efekt antioksidant.

Receta skrabi që mund të bëni në shtëpi

Kafe + vaj ulliri + kripë

Kripë + vaj argani ose bajamesh të ëmbla

Kanellë +vaj ulliri ose bajamesh + mjaltë

Sodë + kos ose sodë + qumësht pastrues

Sheqer kaf + tul molle + niseshte misri + vaj esencial limoni

Tërshërë e imët + mjaltë

Kur duhet bërë skrabi i fytyrës?

Në përgjithësi, koha e duhur për një skrab fytyre është 1-2 herë në javë. Momenti më i mirë është mbrëmja, para gjumit. Por për raste kur duhet mbrojtur lëkura dhe riaktivizuar mikroqarkullimi,  mund të bëhet një skrab mëngjesi. Ky orar rekomandohet sidomos për lëkurat e yndyrshme ose mikse. Për lëkura të ndjeshme, këshillohet që skrabi të bëhet në mbrëmje, për të depërtuar më thellë, pa rrezikuar problemet me skuqjen e fytyrës.

Revista Living

Pas

Çfarë po ndodh me rrjetet sociale? Kompanitë raportojnë miliona dollarë dëm

Para

“Mos të shkonte të votonte me dy gishta” Doli kundër Lulzim Bashës, Grida Duma kritikon Sali Berishën

Para
“Mos të shkonte të votonte me dy gishta” Doli kundër Lulzim Bashës, Grida Duma kritikon Sali Berishën

“Mos të shkonte të votonte me dy gishta” Doli kundër Lulzim Bashës, Grida Duma kritikon Sali Berishën

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

nga Fast News
16:54 | 12/01/2026
0

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

nga Fast News
16:47 | 12/01/2026
0

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

Paraja jashtë bankave: një rrezik real për ekonominë dhe integrimin evropian

nga Fast News
13:00 | 11/01/2026
0

3.2 milionë $ për një peshk

3.2 milionë $ për një peshk

nga Fast News
12:30 | 11/01/2026
0

Recent News

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve; Kur nis zbatimi

16:54 | 12/01/2026
Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

16:47 | 12/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar