• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Sindromi i tërheqjes nga alkooli: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Sindromi i tërheqjes nga alkooli: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Sindromi i tërheqjes alkoolike, ose i abstinencës nga mungesa e alkoolit, është një test në kohë për të kuptuar gjithë problemet mendore, emocionet dhe ndjesitë që has një alkoolist në mungesë të alkoolit. Kjo sindromë mund të jetë edhe jetëkërcënuese.

Shumë të alkoolizuar kanë kijuar varësi dhe rreth 70% e tyre vuajnë nga sindromi i tërheqjes alkoolike. Ata mund të mos e kenë të vështirë të vendosin për ta lënë alkoolin, por duke u përballur me shenjat e kësaj sindrome, e shohin këtë gjë praktikisht si të pamundur.





Shkaku është i thjeshtë, reduktimi i sasisë së alkoolit të marrë gjatë ditës. E di se mund të mendoni se kjo gjë duhet të jetë zgjidhja më e mirë. Dhe pse duhet të krijojë probleme? Kjo ndodh për shkak se gjatë konsumimit të alkoolit, sistemi nervor është i eksituar dhe i irrituar njëkohësisht. Nëse vazhdon konsumimi i tij, trupi dhe mendja mësohen me këtë gjendje. Në momentin që ndodh faza e lënies së alkoolit, kjo gjendje thyhet dhe trupi e truri juaj reagojnë duke shfaqur gjithë shenjat e tërheqjes nga alkooli.

Cilat janë shenjat e një sindromi të tillë? Më të shpeshtat janë katër: dridhjet (tremori), të rrahurat e çrregullta kardiake, ethet e vazhduara, si dhe dehidrimi i rëndë. Veç tyre, mund të hasen edhe ankthi ose paniku, axhitimi, halucinacionet vizive, auditive dhe taktile (shfaqen në format më të rënda), dhimbja e kokës, të vjellat, djersitjet e shtuara, si dhe pamundësia për të menduar në mënyrë të kthjellët.

Si mund të trajtohet sindromi i tërheqjes nga alkooli? Gjëja më e mirë është të takosh një profesionist të shëndetit mendor. Mjekët mundet edhe të përshkruajnë recetë me anksiolitikë për të trajtuar shenjat e ankthit ose panikut, mirëpo këto japin varësi ndaj nuk duhen marrë pa vizitë mjeku. Në rastet më të rënda mund të jetë e nevojshme edhe të hospitalizoheni për të monitoruar gjendjen tuaj. Sigurisht që hospitalizimi nënkupton edhe marrje të medikamenteve njëkohësisht.

A mund të trajtohet në shtëpi? Nëse simptomat janë mesatare, mundet ta trajtoni këtë sindromë edhe në kushte shtëpie, ama duhet të keni pranë një person të besuar dhe një mjedis mbështetës në familje. Largoni gjithë pijet alkoolike nga shtëpia, si dhe shkoni në grupet mbështetëse me persona të tjerë që vuajnë po njësoj sa ju. Në rast të rëndimit të shenjave klinike që po hasni, është e mira të shkoni në spital. Provojini këto teknika dhe të jeni të sigurtë se do ia dilni mirë mbanë me sindromin e tërheqjes alkoolike./bota.al

Pas

“Kur ndodhi ngjarja ishin në…” Ekzekutimi i ish-deputetit, familjarët e të arrestuarve flasin për pamjet filmike

Para

“Merreni më seriozisht situatën” Balluku mbledhje urgjente me kryebashkiakët, iu jep paralajmërim

Para
“Merreni më seriozisht situatën” Balluku mbledhje urgjente me kryebashkiakët, iu jep paralajmërim

“Merreni më seriozisht situatën” Balluku mbledhje urgjente me kryebashkiakët, iu jep paralajmërim

Të Gjitha

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

nga Fast News
12:30 | 15/08/2025
0

Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

nga Fast News
12:00 | 15/08/2025
0

Shiu shuan zjarret, vetëm 3 vatra ende aktive

Shiu shuan zjarret, vetëm 3 vatra ende aktive

nga Fast News
11:27 | 15/08/2025
0

Bota “mban frymën”, sot takimi Trump-Putin për Ukrainën, ja ku zhvillohet

Bota “mban frymën”, sot takimi Trump-Putin për Ukrainën, ja ku zhvillohet

nga Fast News
11:22 | 15/08/2025
0

Recent News

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

Jetoi 20 vjet për të kursyer pothuajse 800,000 euro, por u pendua: Është tragjike…

12:30 | 15/08/2025
Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

Mallra të shtrenjta në valixhe? Rastet kur duhet të deklaroni në kufi dhe kur jeni të përjashtuar

12:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar