Këtë të premte Gjykata e Posaçme e Apelit ka dhënë vendimin për Emiljano Shullazin dhe bandën e tij.
Mësohet se Emiljano Shullazi është dënuar me 14 vite burg, Gilmando Dani me 12 vite burg, Endrit Qyqja me 10 vite burg, Endrit Zela me 10 vite burg, Blerim Shullazi me 9 vite burg.
Ata akuzohen për “grup të struktuar kriminal” dhe “gjobëvenie”.
Procesi gjyqësor u zhvillua nën masa të rrepta sigurie për shkak të rëndësisë së çështjes. Gjykata e zhvilloi seancën e fundit pa praninë e avokatëve të Shullazit, duke argumentuar se ata po sfidojnë drejtësinë.
Në seancë ishin të pranishëm Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja Endrit Zela ndërsa Blerim Shullazi nuk ishte pasi ka sjellë një deklaratë duke theksuar se është i sëmurë. Sipas gjykatës Blerim Shullazi nuk është vizituar tek mjeku i burgut dhe për këtë arsye kërkesa e tij për shtyrje të seancës nuk pranohet.
Emiljano Shullazi aktualisht po vuan dënimin nën regjimin e posaçëm 41 biss. Ai njihet nga drejtësia shqiptare si pjesë e një bande të rrezikshme kriminale dhe akuzohet për disa vepra penale: “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Kanosje për shkak të detyrës”, “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Grup i strukturuar kriminal” si edhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.