Ngjarja më e komentuar ditët e fundit në media dhe opinionin publik shqiptar është lidhja e aktorit Donald Veshaj me këngëtaren Beatrix Ramosaj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Dyshja dhanë dhe puthjen e parë mbrëmjen e djeshme, duke lënë të kuptohen se tashmë janë zyrtarisht çift.
Gjithashtu ata u martuan në një dasmë të improvizuar nga “Vëllai i madh” duke mos kursyer puthjet dhe përkëdheljet.
E teksa brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, situata duket shumë e nxehtë të kundërtën mund të themi për situatën jashtë. Të gjithë po presin një reagim nga Bora, por kjo e fundit ka vendosur të qëndrojë në heshtje. Madje, prej ditësh nuk ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale.
Në heshtje ka qëndruar edhe vëllai i Donaldit, Romeo, dhe vëllai i Beatrix, Albani. Të dy ata kanë qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale duke mbështetur respektivisht vëllain dhe motrën, por këtë herë nuk kanë bërë asnjë postim duke mos treguar publikisht qëndrimet e tyre.
E pas gjithë mllefit që po vërshon në mediat sociale, ka ardhur reagimi i parë i nënës së Beatrix, Antigona. Ajo ka shprehur mbështetjen e plotë ndaj të bijës duke shpërndarë në Instastory një postim ku e kanë etiketuar. Në postimin në fjalë shkruhet se Beatrix është vajzë e drejtë dhe artiste me zemër të madhe. Po ashtu, shkruhet se komentet ofenduese kanë prekur edhe familjen e saj.
“Trixa na fal qe jemi popull kaq i vogel dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal qe skemi lene gije pa te thene dhe te kemi ofenduar ty duke prekur keshtu dhe familjen tende por nje gje ta kesh ne mend ge! drejti zhytet por nuk mbytet. Trixa nje artiste me zemer te madhe, e paster, vajze e drejte dhe e edukuar nga nje nene luanesh qe I ka dalur mbane te gjitha sfidave te jetes dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojme TRIXEN per qfare per fjalen me te madhe ne bote qe eshte dashuria….. Mjafte gjykuam se keshtu nuk do arrijme askund, perveq qe sdo e kemi ndergjegjen e paster kur fleme dhe me e keqja nuk do fitojme asgje dhe e njejta do na kthehet pas. Suksese loqke na ke mbrapa ne Kosoven tende te duam shume”- shkruhet në postim.