Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur në Real Story presidentit Ilir Meta lidhur me deklaratën e bërë prej këtij të fundit ku theksonte se “Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen me Greqinë për detin”.
Basha: Jo vetëm kaq, por jua kam thënë, se tani as është në tipin tim të përsëris, jam ftuar zyrtarisht të vizitoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pa diskutim..
Gazetari: Jeni ftuar tani?
Basha: Jam ftuar tani, jam ftuae vazhdimisht, siç kam qenë, do të vazhdoj të jem i pranishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me institucionet zyrtare amerikane, nga Shtëpia e Bardhë te Kongresi dhe Senati Amerikan, te institucionet e sigurisë kombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës më kanë njohur si partner, pjesëtar i qeverisë shqiptare kur kemi futur Shqipërinë në NATO dhe kemi njohur Kosovën…
Gazetari: Tani, flas për tani.
Basha: Më kanë njohur si kryetar të opozitës, në sfida të mëdha, në përpjekje të mëdha të amerikanëve që sot janë në gjendje kritike, siç është reforma në drejtësi, më kanë njohur edhe në çështje të tjera që kanë të bëjnë me gjeo-strategjinë dhe interesat shqiptare të Republikës së Shqipërisë, të kombit shqiptar dhe interesat euro-atlantike në rajonin tonë dhe më gjerë.
Gazetari: E fundit, meqë përmende se do dëgjojmë akuza, ju kanë rrethuar. Live kemi dhe Berishën e Metën. Meta sapo ka deklaruar, po e them për herë të parë, se zoti Lulzim Basha ka bërë dopio lojë, me marrëveshjen e detit me Greqinë në vitin 2009. Sipas presidentit Meta, ky qëndrim i Bashës në raport me marrëveshjen e detit ka patur implikime shumë serioze në raport me shtetin shqiptar. Kjo është akuza e freskët që vjen nga zoti Meta.
Basha: Tani, trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë dhe këtë punë do dëgjoni sepse në fund rë fundit ka një faktor që ua prish status quo-në, karuselit të trekëndëshit të Bermudës. Rrotulloje nga ta rrotullosh, çdo brinjë do të thotë, do të pështyjë trillimin e vet. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i graduar, nga kryeministri Rama dhe presidenti Meta, kur ai ishte ministër i jashtëm ky i fundit dhe ky tjetri kur ishte kryeministër dhe që sot është përfaqësuesi ynë, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kjo është e vërteta, tjerat janë trillime dhe gënjeshtra.