• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Më shumë të interesuar janë qytetarët për dozën e tretë”/ VOA: Bien për të dytin muaj ritmet e vaksinimit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Më shumë të interesuar janë qytetarët për dozën e tretë”/ VOA: Bien për të dytin muaj ritmet e vaksinimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri procesi i vaksinimit kundër koronavirusit shënoi një tjetër rënie gjatë muajit nëntor. Të dhënat zyrtare, të përpunuara nga Zëri i Amerikës, tregojnë se në total janë kryer pak më shumë se 126 mijë vaksinime për dozë të parë apo të dytë, ose një mesatare ditore prej 4203 vaksinimesh. Nga këto 2310 kanë qenë doza të dyta. Për rrjedhoje, mesatarisht, vetëm 1900 qytetarë në ditë, janë paraqitur për t’u vaksinuar rishtazi.

Krahasuar me një muaj më parë, bëhet fjalë për një rënie prej afro 27 përqind. Ndërsa krahasuar me muajt gusht dhe shtator, kur vaksinimi u hap për të gjithë qytetarët, dhe mesatarja ditore ishte rreth 8900 vaksinime, ritmet janë më shumë se përgjysmuar.





Ndërkohë, duket se ka një interesim më të lartë të atyre që janë vaksinuar dhe po bëjnë tani dozën e tretë. Gjatë muajit nëntor, kur u miratua dhe doza e tretë, atë e kanë marrë më shumë se 67 mijë qytetarë, ose mesatarisht mbi 2200 në ditë.

Deri më tani rezulton se 47.6 përqind e popullatës mbi 16 vjeç ka marrë të paktën një dozë, ndërsa ata me dy doza janë në nivelin e 42.7 përqind. Në raport me totalin e popullatës rezidente, rezulton se 38.3 përqind kanë marrë të paktën një dozë, nga të cilët, ata që janë me dy doza përfaqësojnë 34.3 përqind.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përsëriti dhe sot thirrjen për vaksinim të popullatës, edhe nën dritën e shfaqjes së variantit të ri Omicron, i cili ka vënë në alarm shumë vende të botës. “Është e rëndësishme të vijojmë vaksinimin edhe në raport me variantin e ri Omicron që tashmë ka shqetësuar botën. Jo duke i vendosur vendet në panik por i ka vendosur në një gatishmëri të shtuar të gjitha vendet, ashtu sikurse edhe ne”, u shpreh zonja Manastirliu.

Në Shqipëri ende nuk dihet nëse ky variant është ose jo në qarkullim. “Instituti i Shëndetit Publik është duke punuar për të përgatitur mostrat sipas protokolleve të ECDC, për t’i çuar për t’i analizuar dhe për të vijuar më tej sekuencimin e këtyre mostrave. Për të bërë dhe ne të gjithë atë hartëzimin e nevojshëm për të vlerësuar nëse varianti Omicron qarkullon në vendin tonë dhe sigurisht ajo çfarë është më e rëndësishme është që të rrisim vigjilencën”, bëri të ditur ministrja, duke parlajmëruar një rishikim të masave në varësi të situatës. “Ne jemi duke vlerësuar të gjitha masat që kemi aktualisht, zbatimin e tyre, dhe patjetër që do të kemi një kalibrim duke patur parasysh dhe gjithë dinamikën e situatës”, shpjegoi zonja Manastirliu.

Në fakt, respektimi i masave është thuajse inekzistent. Në mjediset e mbyllura, ndonëse i detyrueshëm, përdorimi i maskave është i rrallë. Ndërsa për distancimin fizik nuk ka as kujdesin më të vogël./ Marrë nga VOA

Pas

Mikela i kërkon llogari Erjonit: Pse i kërkon Ritvanës që të të marrë në telefon?

Para

A ka hyrë Omicron në Shqipëri? Ja çfarë thotë zv.ministrja Rakacolli

Para
Nesër PD dhe PS në miting/ A do të lejohen grumbullimet? Ja si përgjigjet Mira Rakacolli

A ka hyrë Omicron në Shqipëri? Ja çfarë thotë zv.ministrja Rakacolli

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

nga Fast News
14:00 | 25/08/2025
0

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

nga Fast News
13:01 | 25/08/2025
0

Këshilla për të kursyer para

Këshilla për të kursyer para

nga Fast News
12:54 | 25/08/2025
0

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

10 qytetet më të shtrenjta për të pasurit

nga Fast News
11:14 | 24/08/2025
0

Recent News

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

Dado nga Filipinet e punëtorë nga Irani, rritet numri i të huajve në Shqipëri

14:00 | 25/08/2025
Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

Mungesa e fuqisë punëtore në Evropë, cilat shtete kanë më shumë vende të lira pune?

13:01 | 25/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar