Para disa ditësh, dy konkurentet e “Big Brother VIP” Antonela dhe Arjola, u përfshinë në një debat të ashpër me njëra- tjetrën, ku për pak gati sa nuk u përleshën edhe fizikisht.
Por gjatë spektaklit të mbrëmshëm, përplasja mes vajzave agravoi edhe më shumë.
U duk se gjithë situata nisi për një gjë banale, por pastaj kaloi edhe në gjëra të ndodhura jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E duket se aktorja e njohur ishte tepër e shqetësuar nga ky debat dhe këtë gjë e diskutoi dhe me banorët e tjerë pas spektaklit.
“Me mua nuk mund të zihesh për gjëra pa lidhje dhe ky është rasti i fundit që ja jap shansin që të bëhet faktor me mua këtu brenda. Të vij dhe të thotë ‘ti je zemër zezë si fustani që ke veshur’ e ka shumë gabim. Unë të paktën kam 6 vjet që luftoj që të ja krijoj të gjitha kushtet familjes sime, jo Arjolës. Nuk mund të vi Antonela me sado vite të ketë karrierë, të hedhë poshtë personalitetin tim, moralin tim, mundin tim dhe familjen time”, u shpreh Arjola.