Një banesë në fshatin Dervician të Gjirokastrës është përfshirë nga zjarri.
Mësohet se një vajzë rreth 16 vjeçe ka mbetur e dëmtuar.
Nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore. Mësohet se shkak i zjarrit është bërë ngrohja. Pritet që në minutat në vijim të dalin në dritë detaje të reja mbi këtë ngjarje.