Katër persona kanë humbur jetën brenda 24 orëve si pasojë e pandemisë në Shqipëri.
Ndërsa 418 qytetarë janë konfirmuar me C OVID19 brenda një dite.
Sipas shifrave të fundit të publikuara nga ministria e Shëndetësisë janë testuar 2834 persona dhe janë shëruar 415 paciente.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, thuhet në njoftim.
SITUATA NE 24 ORE
Janë kryer 2,834 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 418 qytetarë, në këto bashki: 164 në Tiranë, 35 në Durrës, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 23 në Fier, 16 në Vlorë, 13 në Patos, 11 në Lushnje, 9 në Kamëz, 8 Sarandë, 7 Kurbin, Gjirokastër, 6 në Gramsh, 5 në Shkodër, Shijak, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 4 në Korçë, 3 në Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Devoll, 1 në Pukë, Vau i Dejës, Vorë, Mat, Rroskovec, Divjakë, Himarë, Dropull, Pogradec, Poliçan, Librazhd.
Janë 7,422 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Tre qytetarë nga Tirana 49- 85 vjeç, një qytetar nga Fieri 65 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 451 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,044 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (28 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 418
Të shëruar në 24 orë 451
Të shtruar në spitale 152
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2,834
Testime totale 1,391,072
Raste pozitive 199,555
Raste të shëruara 189,044
Raste Aktive 7,422
Humbje jete 3,089
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,784
Fier 718
Gjirokastër 536
Shkodër 481
Berat 427
Durrës 411
Elbasan 336
Vlorë 240
Korçë 217
Lezhë 158
Dibër 65
Kukës 49