Dalin detaje nga vdekja misterioze e 4 turistëve rus në një resort në Qerret.
Ndërkohë Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë ka dhënë informacion për ngjarjen e rëndë.
Sipas këtij institucioni, është regjistruar procedimi penal parashikuar në Nenin 79 “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të Kodit Penal.
Gjithashtu Prokuroria shton se ka arritur të administrojë një sërë provash, por nuk mund të bëhen publike.
“Në përgjigje të interesimit të medias informojmë opinionin publik se deri në këtë fazë të hetimit në dinamikë janë administruar një sërë aktesh e provash në funksion të çështjes të cilat janë në verifikim nga ana e prokurorisë.
Janë marrë gjithashtu deklarimet e personave që kanë dijeni për veprën penale.
Të gjitha këto prova po vlerësohen në raport me njëra-tjetrën për të përcaktuar dhe ecurinë e mëtejshme të hetimit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.