Një makinë ka hyrë brenda një lokali në Librazhd mëngjesin e kësaj të enjteje, pasi drejtuesi i saj ka humbur kontrollin.
Mësohet se shoferi i automjetit po dërgonte fëmijën në shkollë në momentin kur ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lokalin përballë saj.
Nga pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes, duket se drejtuesi sapo kishte marrë patentën pasi në xhamin e pasmë është stampuar edhe një njoftim “shofer i ri”.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj, ndërkohë që do të bëhet edhe nxjerrja e automjetit nga zona përpara lokalit.