• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Përse ju thyhen vazhdimisht thonjtë- Si ti trajtoni lehtë në shtëpi

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Lifestyle
0
Përse ju thyhen vazhdimisht thonjtë- Si ti trajtoni lehtë në shtëpi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Thonjtë janë një ndër pjesët më delikate dhe të brishta të të gjithë trupit.

Funksioni primar i tyre është që të mbrojë gishtat dhe pjesën e butë të tyre nga dëmtimet e jashtme.

Për persona të tjerë, thonjtë mund të luajnë edhe një rol të rëndësishëm estetik.

Megjithatë shpesh mund të hasni probleme me to pasi, gjendje të ndryshme të organizmit mund t’i dëmtojnë fare pa kuptuar.

Thonjtë që thyhen shkaktojnë dhimbje dhe nuk i pëlqejnë askujt.

Me siguri që e keni përjetuar një herë në jetë këtë eksperiencë aspak të këndshme.

Ndaj për të pasur gjithnjë duar e këmbë të rregullta dhe sa më të shëndetshme është e nevojshme të merrni masat e duhura.

Në këtë artikull ju tregojmë disa nga arsyet se përse thonjtë tuaj thyhen dhe këputen vazhdimisht.

Gjithashtu dhe si mund të shpëtoni prej këtij problemi me disa trajtime të lehta.

Përse thyhen thonjtë

Disa nga arsyet më të shpeshta se përse thonjtë tuaj thyhen vazhdimisht, mund të jenë shenja me të cilat organizmi sinjalizon problemet.

Nëse keni mungesë vitaminash e kryesisht të hekurit, thonjtë do të kenë tendencën të jenë më të butë dhe do të përthyhen shumë shpejt.

Zakonisht ndodh tek personat që janë prekur nga anemia pasi, qelizat e kuqe të gjakut nuk qarkullojnë normalisht dhe trupi nuk merr oksigjenin e duhur.

Kjo ndikon edhe rritjen e mirë të thonjve tuaj.

Mungesa e vitaminës B është një tjetër arsye e cila ndikon rritjen e thonjve tuaj, bashkë me mungesën e proteinave.

Prandaj para se të merrni trajtime për thonjtë tuaj merrni parasysh mungesën e vitaminave në dietën tuaj të përditshme.

Mundohuni të konsumoni gjithnjë ushqimet e duhura dhe ato sa më natyralet.

Si ti trajtoni në shtëpi

Për të forcuar thonjtë tuaj fare lehtë përtej dietës, ka disa mënyra shumë natyrale.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit është një nga ata përbërës që gjen vend kudo.

E gjeni si në kuzhinë ashtu edhe në kujdesin ndaj vetes.

As në këtë rast nuk bën përjashtim ndaj mund ta përdorni për forcimin e thonjve tuaj fare lehtë.

Mjafton të lyeni thonjtë tuaj me pak vaj ulliri çdo darkë para se të shkoni për të fjetur, ose në çdo moment që e ndjeni të nevojshme.

Vaji i ullirit do t’i ushqejë dhe do ti hidratojë në thellësi thonjtë tuaj duke i bërë ata më të gjatë e më të shëndetshëm.

Hudhra

Ndoshta për hudhrën dhe thonjtë mund të keni dëgjuar shumë, por trajtimi i sotëm është më i thjeshtë e më praktik se të gjithë të tjerët.

Mjafton të prisni përgjysmë disa thelpinj hudhër t’i fusni në një enë të mbushur me ujë dhe ti lini për 1-2 orë.

Më pas tek uji zhysni gishtat për 10 minuta dhe më pas t’i linin ë thahen në ajër të pastër.

Bëjeni këtë veprim çdo ditë dhe thonjtë tuaj gradualisht do të fitojnë forcën e humbur.

Vaji i kokosi

Njëjtë si vaji i ullirit edhe ai i kokosit është zgjidhja më e mirë për thonjtë tuaj.

Mjafton ta shkrini pak në të nxehtë ose të lyeni menjëherë thonjtë me të.

Në mënyrë që t’i mbani sa më gjatë të hidratuar dhe të shëndetshëm.

Një faktor tjetër kyç në zgjidhjen e problemit është konsumimi i rregullt i ujit dhe një dietë e pasur me vitamina e minerale.

Gjithashtu bëni kujdes edhe me kimikatet që mund të prekin duart tuaja siç janë detergjentët e rrobave apo ilaçi i enëve./AgroWeb.org

Pas

“Bëhu burrë” Evi Kokalari ka një mesazh për Lulzim Bashën: Kambanat do të bien për ty

Para

“Çalamani nuk ishte vetëm” Tezja e Mateos hedh dyshime të forta: Motra mbrëmë ka qenë në polici

Para
“Çalamani nuk ishte vetëm” Tezja e Mateos hedh dyshime të forta: Motra mbrëmë ka qenë në polici

"Çalamani nuk ishte vetëm” Tezja e Mateos hedh dyshime të forta: Motra mbrëmë ka qenë në polici

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar