• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Euro pranë nivelit më të ulët në historinë e saj, ja me sa këmbehet

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Euro pranë nivelit më të ulët në historinë e saj, ja me sa këmbehet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Euro ka shënuar rënie edhe gjatë ditës së sotme, pas festës së pushimit të ditës së djeshme, duke zbritur në 122.19 lekë, 0.12 lekë më pak në krahasim me të hënën.

Ky është një tjetër rekord i ri i 12 viteve të fundit, duke zbritur në nivelin më të ulët nga janari 2008. Ndonëse me ritme shumë më të ngadaleta se viti i kaluar, monedha e përbashkët ka vijuar nënçmimin edhe gjatë pjesës së parë të 2019-s, duke rënë me 1.24 lekë, nga fundi i 2008-s.



Ritmet e rënies janë përshpejtuar gjatë qershorit, teksa aktorët e tregut pohuan se pritshmëria për hyrjet në valutë nga shtetasit e Kosovës pas mbarimit të Ramazanit dhe e turistëve të huaj bëri që euro të humbte pikë këtë javë.

Me këto ritme, euro po i afrohet me shpejtësi nivelit më të ulët të të gjitha kohërave, në  dhjetor 2007, kur euro zbriti për pak kohë në 120.9 lekë. Tashmë euro është vetëm 1.8 lekë larg këtij niveli.

Me afrimin e sezonit të verës, aktorët e tregut pohojnë se euro pritet të jetë e dobët për shkak të rritjes së ofertës nga turistët dhe emigrantët.

Historiku i euros

Kur euro doli si monedhë fizike në janar të vitit 2002, u këmbye mesatarisht me 123 lekë, ndërsa dollari amerikan në atë kohë këmbehej në tregun vendas me 140 lekë, teksa në bursa euro këmbehej me 0.88 dollarë.

Më pas monedha e përbashkët filloi të rritej me shpejtësi dhe nga viti 2003, kur euro u barazua dhe e tejkaloi dollarin në bursa, ajo filloi të ishte dhe monedha e preferuar e shqiptarëve, teksa pagesat e makinave, apartamenteve etj u konvertuan nga dollari në euro, siç vazhdojnë edhe sot.

Pasi ishte e dobët në 2007-2008, në rreth 123-124 lekë, euro u rrit me shpejtësi në vitet në vijim, duke arritur në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në 15 qershor 2011, preh gati 143 lekësh. Nga 2009-a deri në mesin e 2016-s, euro arriti në një pikë të re ekuilibri në 138-140 lekë.

Nga mesi i vitit 2016, euro filloi nënçmimin e pandalshëm, duke zbritur në 135 lekë në fund të 2016-s. Kjo periudhë përkon dhe me kthimin e Shqipërisë në një qendër të kultivimit të kanabisit, që shtoi ofertën për valutë në vend.

Në 2017-n euro vijoi tendencën nënçmuese më të lehtë, duke zbritur në dhjetor në 133 lekë. Kjo tendencë u përshpejtua në 2018-n, e ndihmua dhe nga konvertimi i kapitalit të bankave, duke bërë që në qershor të atij viti euro të zbriste në 124.17 lekë (niveli më i ulët që nga 2008), duke bërë që Banka e Shqipërisë të fillonte një seri ndërhyrjesh të jashtëzakonshme për të frenuar rënien e euros, duke blerë direkt dhe indirekt (përmes konvertimit të kapitalit) 463 milionë euro në total. Këto ndërhyrje arritën të frenojnë rënien, por gjithsesi euro e mbylli 2018-n në kuotat e 123.4 lekëve.

Aktorët e tregut pohojnë se tendenca nënçmuese afatgjatë e euros lidhet me dy faktorë. Së pari, ofertat e lartë për euro, e ndikuar nga prurjet informale, por dhe nga shtimi i turistëve. Së dyti, një faktor po aq i rëndësishëm është dhe qarkullimi i dobët i monedhës vendase, çka bën që leku të jetë i fortë./monitor

 

Pas

“Çdo e keqe e ka një të mirë”, cili është premtimi që Rama u bëri banorëve të prekur nga tërmeti në Floq

Para

Masakra e Pukës, tre vëllezërit e dënuar prej ditësh në grevë urie

Para
Masakra e Pukës, tre vëllezërit e dënuar prej ditësh në grevë urie

Masakra e Pukës, tre vëllezërit e dënuar prej ditësh në grevë urie

Të Gjitha

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

Numërohen 637 kuti, PS kryeson me mbi 30 mijë vota diferencë nga PD

nga Fast News
08:17 | 12/05/2025
0

Recent News

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025
Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

08:23 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar